Lazim Destani e Vehbi Bajrami nderohen nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Prishtinë, 17 shkurt 2023 –Dy figura shumë të respektuara të botës shqiptare u nderuan nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Lazim Destani u dekretua anëtar nderi, kurse Vehbi Bajrami u dekretua anëtar i Bordit Këshillues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Lazim Destani, biznesmen shumë i suksesshëm, filantropist dhe humanist i madh, u vlerësua për kontributin e tij për çështjen shqiptare, për mbështetjen e veprimtarive të ndryshme  me interes të përgjithshëm kombëtar dhe për mbështetjen e veprimtarive asimore e kulturore të shqiptarëve anembanë botës.

“Në vlerësim të kontributit të tij të shquar si filantropist, veprimtar për paqe dhe humanist.

Për kontributet e shumta të çmuara në ndihmë të çështjes shqiptare dhe në mbështetje të aktiviteteve dhe qarqeve patriotike në mbarë botën.

Për reputacionine tij si individ i respektueshëm dhe biznesmen i suksesshëm, dhe me mirënjohje për veprimtarinë e tij humanitare, duke bërë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve të thjeshtë”, thuhet në dekretin e z. Destani.

This image has an empty alt attribute; its file name is Dekreti-i-Lazim-Destanit-640x400.png

Vehbi Bajrami, botues i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, biznesmen i njohur në New York, mbështetës dhe afirmues i kauzave të shqiptarëve në qarqet amerikane me ndikim, u dekretua anëtar i Bordit Këshillues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Z. Bajrami, ish-drejtor i Seksionit të Gjuhës Shqipe në “Zërin e Amerikës”, autor i monografisë monumentale “Shqiptarët e Amerikës” dhe librit “Vizita ime në Tokën e Shenjtë” (në gjuhën angleze), u vlerësua për kontributin e tij për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj, për zhvillimin e demokratizimin e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve kudo në hapësirën shqiptare.

“Në vlerësim të veprimtarisë së tij atdhetare dhe kontributit shumëvjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përhapur, mbrojtur dhe lartësuar vlerat e kombit tonë.

Për kontributin e çmuar, si gazetar i Radios Zëri i Amerikës dhe drejtues i gazetës ‘Illyria’, në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, kontributin e dhënë për lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të saj, si edhe për fitimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë në trojet e tyre amtare”, thuhet në dekretin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

This image has an empty alt attribute; its file name is Dekreti-i-Vehbi-Bajramit-640x400.jpg

Vehbi Bajrami është njëri ndër autoritetet më të respektuara të botës shqiptare në Amerikë. Ai, ndoqi rrugën e kolosëve shqiptarë në Amerikë që kanë punuar pareshtur në vendosjen e urës së miqësisë mes autoriteteve amerikane dhe autoriteteve shtetërore e politike nga mbarë hapësira gjeografike shqiptare. Ai, bashkë me bashkëshorten e tij, Gena Morina – Bajrami, kanë organizuar takime të shumta afirmuese për çështjen e Kosovës dhe për çështjet tjera shqiptare me kongresistë e senatorë, me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe me autoritete në fushë të medies, kulturës e artit. Ata kanë organizuar dhe mbështetur aktivitete të ndryshme kulturore e sociale në botën shqiptare.

This image has an empty alt attribute; its file name is Dekretimi-i-Vehbi-Bajramit-1-640x400.jpg

Lazim Destanit dhe Vehbi Bajramit iu dorëzuan dekretet e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë në një ceremoni solemne të organizuar në Prishtinë, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Këshillit, Ambasadori Besnik Mustafaj, dhe Kryesuesi i Këshillit për Çështje Rajonale e Diasporë, Ambasadori Flamur Gashi, shprehën kënaqësinë që Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë u bashkohen edhe dy figura me kontribute kaq të mëdha për botën shqiptare, sidomos  në SHBA dhe në Evropë.

This image has an empty alt attribute; its file name is Dekretimi-i-Lazim-Destanit-1-640x400.jpg

Dy të sapodekretuarit falënderuan Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për vlerësimin e angazhimit të tyre dhe u zotuan se do të vazhdojnë përkushtimin për zhvillimin e prosperitetin e shqiptarëve kudo që ata jetojnë dhe për forcimin e miqësisë me shtetet demokratike dhe me popujt paqedashës anembanë botës.

Në ceremoni morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të Këshillit dhe figura të respektuara të diplomacisë, ekonomisë, arsimit e kulturës shqiptare.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është organizatë që bashkon ish-ministra e zëvendës-ministra të punëve të jashtme, ish ambasadorë dhe njohës të politikës së jashtme e diplomacisë nga gjithë bota shqiptare. Këshilli merret me shqyrtime e analiza të çështjeve të ndryshme të politikës së jashtme dhe paraqet pikëpamje për çështje me interes kombëtar. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Dekretimi-i-Lazim-Destanit-1-640x400.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Dekretimi-i-Vehbi-Bajramit-3-640x400.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Dekretimi-i-Vehbi-Bajramit-1-640x400.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Dekretimi-i-Vehbi-Bajramit-2.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Keshilli-i-ambasadoreve-Shqiptare-1-640x400.jpg

(r.m.)