Drejtuesi i SPAK-ut Arben Kraja vazhdoi takimet në vizitën e tij në Uashington
Denion Ndrenika, korrespondent i “Report TV” në SHBA, Nju Xhersi
Zoti Kraja bisedoi së fundmi me Zëvendësndihmësin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshilltar Ndërkombëtar, Brus Shvarc.
Drejtuesi Kraja dhe zoti Shvarc biseduan për mbështetjen e Departamentit të Drejtësisë për SPAK-un.
Gjithashtu u fol për të ardhmen e SPAK-ut dhe bashkëpunimin për shkëmbimin e letërporosive.
Më parë zoti Kraja u takua me ndihmëssekretarin në Departamentin e Shtetit, Ted Robinson.
Arritjet, puna dhe ardhmëria e SPAK-ut ishin temë e bisedës mes drejtuesit Kraja dhe zotit Robinson.
E rëndësishme u çmua të jetë mbështetja e garantuar amerikane për SPAK-un në rritjen e kapaciteteve dhe rezultateve në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.
Zoti Kraja mori pjesë ndërkaq në Uashington në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare me temë “Çrrënjosja e korrupsionit, mbrojtja e vlerave demokratike”.