I burgosuri politik Gëzim Peshkëpia i kthen Presidentit Meta dekoratën
Zoti President, Mora vesh per dhenien nga ana tuaj te dekorates se larte ” Kaloresi i urdherit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” kriminelit Mehdi Bushati.
Turp !
Kete dekorate te larte te shtetit shqiptar e kam mbajtur me krenari e nderim me nje kornize ne studion time te varur ne mur ketu ne Gjermani. Them “e kam mbajtur” sepse nuk e mbaj me.Ate e hoqa dhe do ua kthej fizikisht ne castin me te pare te mundshem.
Te dy dekoratat jane ekuivalente, por ndryshimi qendron tek mbajtesit e tyre. Njera i akordohet nje familje te persekutuar keq nga regjimi komunist, ndersa tjetra nje persekutori sadist. Edhe pse nuk me eshte dhene personalisht nga i njejti President une ate e kam konsideruar nga shteti shqiptar, institucioni i Presidences si perfaqsuesja e tij. Ajo me pervelon duart kur e dij se te njejten si moter e mban nje kriminel. Kjo ne kete rast fyen sedren, lendon plagen e vuajtjes se familjes time, qindra e mijra familjeve te tjera, lendon nje plage te pashembellt ne histori.
Mehdi Bushati eshte nje xhelat konkret, jo figurativ. Ai le te veshi kostum futbollisti apo diplomati nuk e ndryshon dot fytyren. Ate ja kane treguar shume bashkvuajtes te mij qe jane qelluar me shqelma ne koke e trup, jane kafshuar si prej kanibalesh qe i kafshonin e me gojen plot bi peshtynin ne fytyre. Duhet t’i kini lexuar. Si ju ben zemra e nuk ju dridhet dorate firmosni ate dekret. Ky sadist i lindur gjeti rastin te demonstrojeshtazerine e tij monstruoze vetem ne saj te krushqise me familjen e nr. 2 te diktatures Hysni Kapo.
Deshmitaret kundra tij jane gjalle. Nder te tjere jane te internuarit e Lushnjes. Mehdiu meriton gjyq e jo dekorate.Zoti President eshte ne nderin tuaj ta anulloni kete dekorate. Bejeni qe mos tua mallekojne DOREN me te cilen firmoset.
Ish i burgosur politik Antar i Bordit te Institutit studimit te krimeve te komunizmit
Gezim Peshkepia