Duket qartazi se misioni i fundit i ambasadorit Philip Reeker, ka qenë “zhytja” e Lulzim Bashës në një rrugë pa krye ose drejt fundit të tij politik.
Kujtojmë se Lulzim Basha ka theksuar se ka qenë pikërisht Philip Reeker që ka kërkuar në emër te SHBA përjashtimin e Sali Berishës.
Nga ana tjetër ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, theksoi në një dalje të saj se janë liderat ata që marrin përgjegjësitë.
Reeker në lëvizjen e tij të fundit si zëvendës Sekretar i Shtetit ka qenë groposja përfundimtare e Lulzim Bashës, që sot ndodhet në situatën e tij më të keqe politike që nga dita kur hyri nga dritarja dhe deri më sot që është në krye të gradaçelave të tij të korrupsionit.
Sipas një njoftimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që nga 1 gusht 2021, Ambasadori Philip T. Reeker do të shërbejë si i emëruar me punë, përkohësisht, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Oborrin e Shën Xhejmsit, raporton CNA.al.
Vizita e Reeker në Tiranë në 30 qershor, dy muaj pasi Lulzim Basha deklaronte masakrën zgjedhore, kur Departamenti i Shtetit kishte shpallun non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha, ka qenë misioni i tij i fundit në Shqipëri, një muaj përpara se të merrte detyrën e re.
CNA.al raporton se Reeker ishte me mision që “vrau” Lulzim Bashën më shumë se vetë Sali Berishën në fakt. Kjo për një arsye shumë të thjeshte Lulzim Basha po zvogëlon partinë dhe përplasjet e nisura nuk do e lejojnë kurrë të bëhet kryeministër dhe PD duket në udhë pa krye.
Reeker ështe një diplomat karriere me gradën Ministër Këshilltar, Ambasadori Reeker aktualisht është Ushtruesi i Detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.
Përpara drejtimit të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Reeker ishte zëvendës Civil dhe Këshilltar i Politikave i Komandantit të Komandës Evropiane të SHBA në Shtutgart, Gjermani.
Ndërkohë nga vitet 2008-2011 ai ka shërbyer si Ambasador i SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara nuk kanë një aleat më të ngushtë se Mbretëria e Bashkuar dhe Ambasadori Reeker është i përkushtuar të vazhdojë në avancimin e kësaj marrëdhënieje të veçantë./ CNA.al