LIBE miraton përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën

Bruksel, 23 mars 2023 – Komisioni për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme  i Parlamentit Evropian ka miratuar liberalizmin e vizave për Kosovën.

Çështja e liberalizimit të vizave ishte në rend dite të Komitetit.

“Me 47 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenime, komisioni dha dritën jeshile për miratimin përfundimtar të legjislacionit, i cili do t’i lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në BE pa kërkuar një vizë, për periudha deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore”, thuhet në njoftimin e LIBE-s.

Tani është hapur rruga për votimin final të Rregullores 2018/1806 në seancën plenare të Parlamentit Evropian, që pritet të mbahet më 18 prill 2023.

(Telegrafi)