Prishtinë, 20 dhjetor 2024 – Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë mbajtën të premten në Prishtinë një seancë të përbashkët parlamentare, ku liderët e të dy vendeve derklaruan mbështetjen e parerzervë për njëra-tjetrën.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në hapje të seancës, tha se Kosova e Shqipëria janë gjithmonë për njëra-tjetrën, pavarësisht rrethanave.
“Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht, duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveç se interesin kombëtar të kombit që për ne është i përbashkët”, tha ai.
Konjufca e falënderoi Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e Kosovës në planin ndërkombëtar.
“E drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integriteti, forcimit ligjit, nuk mund të konsiderohen cenim i fqinjësisë së mirë dhe as përshkallëzim i raporteve me fqinjët. Është Serbia që nuk na e pranon as statusin e fqinjit por ambiciet e saj hegjemoniste vazhdon t’i ketë të kodifikuara në Kushtetutë. Nuk mund të ketë normalizim pa pasur njohje reciproke si dy subjekte sovrane. Ne themi vetëm kjo është zgjidhja për relacionin mes Kosovës dhe Serbisë dhe jemi të bindur se kjo do të ndodhë sepse e kemi në krah Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Konjufca.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Kosova e Shqipëria do të ecin së bashku në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ne shkëmbejmë ide, pasione të përbashkëta, ëndrra dhe mallra, vizione dhe shpresa, si dhe bashkërendojmë plane e strategji të mirëkuptuara në rrugëtimin drejt Evropës. Realizimi i objektivit tonë anëtarësimi në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës dhe njohja përfundimtare e saj si realitet i pakthyeshëm, rritja e rolit të faktorit shqiptar, stabiliteti për paqe dhe siguri, janë detyrat tona, themeli i së ardhmes sonë”, tha ajo.
“Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë, Shqipëria është prioritet kombëtar i Kosovës. Suksesi i njërës, është kusht i parë edhe për suksesin e republikës tjetër”, shtoi ajo.
Spiropali theksoi se, pavarësisht debateve ditore, partneriteti midis dy vendeve është mjeti i vetëm për të përballuar sfidat.
“Besojmë se vetëm partneriteti i plotë, përtej debateve e kundërshtive për ngjarjet e ditës, është i vetmi mjet i arsyeshëm i Tiranës dhe Prishtinës për të përballuar sfidat e tyre në një mjedis gjeopolitik që shfaqet herë-herë edhe armiqësor”, theksoi ajo.
Spiropali tha se Shqipëria mbështet lëvizjet e Qeverisë së Kosovës për sundim të ligjit në të gjithë territorin.
“Ne mbështesim përpjekjet shumëplaneshe të Qeverisë së Kosovës, shtetit të Kosovës, forcave në Kosovë, për garantimin e ligjit në çdo hapësirë të Republikës së Kosovës në partneritet të ngushtë me partnerët tanë”, u shpreh ajo.
Në fjalën e saj, Spiropali u bëri thirrje që ta njohin shtetin e pavarur të Kosovës pesë shteteve të Bashkimit që nuk e kanë bërë këtë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje që Kosova dhe Shqipëria të hamonizojnë politikat, veçanërisht politikat e jashtme, do të bashkërendojnë veprimet në mbroijtje të interesave tբ përbashkëta. Ajo tha se institucionet e të dyja shteteve duhet ta ngrenë zërin më shumë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe atyre në Maqedoninë e Veriut.
“Është me rëndësi unifikimi i politikës sonë të jashtme, si dhe bashkëpunimi në mbrojtje të pavarësisë të Kosovës dhe sovranitetit tonë dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë. Shqiptarët në Luginë i kanë sytë kah ne, atyre vazhdimisht u shkelen të drejtat, derisa bota demokratike po i mbyll sytë. Duhet ta ngrisim zërin më shumë se kurrë që të ndërpriten këto shkelje. Derisa po flasim akoma ekzistojnë tendenca për të shkundur themelet mbi të cilat është ndërtuar Maqedonia e Veriut, pra për të destabilizuar edhe këtë vend duke larguar të drejtat e shqiptarëve. Nuk duhet të qëndrojmë as të heshtur e as t’i mbyllim sytë para këtyre tendencave të qarta”, ka thënë ajo në seancën e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë”, theksoi Presidentja Osmani.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se objektiva të përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë mbetet integrimi në BE dhe në NATO dhe miqësia e përhershme me SHBA. Në këtë kontekst, ai kujtoi postullatin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, për aspiratat e Kosovës.
“20 vjet më parë, presidenti Ibrahim Rugova tha diçka edhe për ne sot duke na kujtuar, citoj ‘objektivat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë, janë integrimi në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA-në’, e themi me bindje të plotë që sot shqiptarët në përgjithësi janë në rrugë të progresit, janë populli më dinamik në këtë pjesë të Evropës dhe botës dhe kanë shansin të hynë në familjen evropiane”, u shpreh Rama.
Ai tha se do të ishte më mirë që këtë rrugëtim Kosova dhe Shqipëria ta bënin krah për krah me njëra-tjetrën.
Rama ka folur edhe për marrëdhëniet midis Kosovës e Serbisë, të cilat janë pengesë në rrugën e interesimit të Kosovës në BE. Ai ka thënë se Kosova duhet ta ngrijë dialogun me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me këtë shtet problematic të rajonit ta synojë përmes dialogut më Bashkimin Evropian.
“Në këtë fazë kaq vendimtare për rrugën e saj të integrimit evropian dhe euroatlantik Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, siç thoni ju, pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut biletaral me BE-në, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit evropianist me BE-në”, theksoi ai.
Kryeministri i Shqipërisë i cilësoi absurde masat e BE-së ndaj Kosovës për shkak të tensioneve që i ka shkaktuar Serbia në pjesën veriore të Kosovës dhe ka kërkuar heqjen e këtytre masave. Gjithashtu, premoi angazhimin e Shqipërisë për njohjen e shtetit të Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë klëtë.
“Ne do të jemi dorë për dore, paqedashës e paqeruajtës për t’i bindur edhe skeptikët më të mëdhenj në BE për absurditetin e rezervave të tyre në njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut të normalizimit duhet t’i bjerë, e gjitha vetëm Serbisë, por kurrsesi nuk duhet të lejojmë që qoftë vetëm një gram t’i bjerë Kosovës”, u shpreh Rama.
“Ne duam që Republika e Kosovës të njehet një orë e më parë nga të gjitha ato vende evropiane që sot e gjithë ditën ngurrojnë ta pranojnë realitetin e pakthyeshëm dhe të pandryshueshëm të pavarësisë së saj, përfshirë edhe nga vetë Serbia të cilën Kosova e ka mundur me luftë këtu e 20 vjet më parë”, theksoi ai.
Rama shprehu shqetësimet e tij lidhur me atë që e cilësoi si si mungesë të pavarësisë së gjykatësve të Gjykatës Speciale në Hagë.
“Nuk e kam diskutuar e as nuk e diskutoj të drejtën e asaj Gjykate Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku edhe vetë Hashimi [Thaçi] e ka ngritur dorën për të formuar atë Gjykatë, por ajo që nuk vi dot deri këtu në Prishtinë, që të marr fjalën dhe pastaj ta gëlltis në heshtje, në mungesë të Hashimit, në mungesë të Kadriut [Veselit], në mungesë të Jakupit [Krasniqit], në mungesë të Rexhepit [Selimit] është nyja e mbledhur në fyt, nga një dyshim shumë i madh dhe krejt i arsyeshëm se ai proces është një proces i parregullt ligjor dhe se normat dhe standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë të të gjitha vendeve demokratike që e financojnë atë far gjykate”, tha Rama.
Sipas tij, Gjykata Speciale “e ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë së një shteti të së drejtës”.
Ai e kritikoi edhe Kuvendin e Kosovës që nuk ka kërkuar asnjëherë që të adresohen shqetësimet lidhur me pavarësinë e Gjykatës Speciale.
“Nuk rri dot gjithashtu pa u thënë çudinë time për faktin që në këtë sallë nuk është ndërmarr asnjëherë, asnjë nismë për të kërkuar përmes një rezolutë, të mbështetur nga të gjitha partitë politike, të paktën shqiptarët, të gjitha vendeve që janë financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të ngritur një komision verifikimi për këto shqetësime”, u shpreh Rama.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillim të fjalës së tij, tha se Kuvendet e Kosovës dhe të Shqipërisë përfaqësojnë aspiratë shekullore të përbashkët.
“Dy shtetet tona, edhe pse te themeluara me një distancë kohore njëri nga tjetri, janë shprehje politike, e së njëjtës aspirate shekullore shqiptare për ruajtjen e identitet dhe bashkimin kombëtar”, theksoi ai.
Pastaj foli për të arriturat e përbashkëta të Kosovës e Shqipërisë, duke shtuar se të dy vendet kanë ende shumë punë për të bërë bashkërisht. Ai tha se dy vendet kanë obligime jo vetëm ndaj qytetarëve të të dyja shteteve, por edhe ndaj shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi dhe, sidomos, ndaj shqiptarëve në Serbi.
“Shqiptarët nën Serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Evropë, prandaj ata meritojnë vëmendje më të madhe në bashkërendimin e politikave rajonale të Shqipërisë dhe Kosovës. Shqiptarët nuk janë fajtorë që janë autoktonë”, tha ai.
Kurti ka thënë se si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi të drejtave të grave, të rinisë dhe të mërgimtarëve dhe zhvillimit të fshatit në të dy vendet.
“Edhe në Kosova edhe në Shqipëri besoj që duhet ti kushtojmë rëndësi të posaçme katër kategorive: aktivizimit dhe të drejtave të grave, rinisë, diasporës dhe zhvillimit të fshatit e malësive tona”, tha ai.
“Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi ndarë si Qeveri e Kosovës katër milionë euro për Luginën e Preshevës. Uroj të shërbejë kjo si një shembull edhe për Shqipërinë”, theksoi Kurti.
Në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë folën edhe shefat e grupeve parlamentare të dy kuvendeve. Në të gjitha fjalimet u kërkua harmonizimi i politikave nga udhëheqësit e institucioneve shtetërore të të dyja vendeve.
Në seancë nuk morën pjesë vetëm deputetët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve që kontrollohet nga Beogradi zyrtar.
Para nisjes së seancës së përbashkët të dy kuvendeve, në zyrën e kryetarin të Kuvendit të Kosovës, u mbajt një takim i përbashkët i kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeparlamentares së Shqipërisë, Elisa Spiropali, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
(r.m.)