Prishtinë, 17 tetor 2021 – Krerët e shtetit të Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë në votimin për kryetarë të komunave të tyre dhe për anëtarë të asambleve komunale.
Ata i kanë cilësuar këto zgjedhje si shumë të rëndësishshme për jetën e tyre gjatë qeverishjes së ardhshme katërvjeçare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se qytetarët, mevoteën e tyre, do të përcaktojnë jetën në komunat e tyre .
“Sot, qytetarët tanë, pa asnjë dallim, në çdo cep të vendit tonë, votojnë për kualitetin e jetës së tyre, votojnë për komunat e tyre, për udhëheqësinë që do ta determinojë se si do të jetë jeta në katër vjetët e ardhshme në komunat ku ata jetojnë”, ka thënë Osmani pas votimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në zgjedhjet e së dielës, qytetarët vendosin se “kush vendos”.
Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve mde të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe ka theksuar se ai, si kryeministër, do të punojë shumë ngushtë në fuqizimin e komunave.
Thirrje për pjesëmarrje samë të madhe të qytetarëve në zgjedhje kanë bërë edhe kryetarët e partive politike. (r.m.)