Në Philadelphia nderohet 135 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Nga Laver Niku
Eshtë bërë traditë e bukur tanimë për bashkatdhetarët tanë në Filadelfia (Philadelphia), të kujtojnë dhe nderojnë çdo përvjetor të plotë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për herë të parë kjo ndodhi 15 vite të shkuara, kur Shoqata Atdhetare-Kulturore Shqiptare-Amerikane “Bijtë e Shqipes” po hidhte hapat e para të veprimtarive të saj, për të ruajtur dhe transmetuar nga brezi në brez vlerat më të vyera të traditës tonë shpirtërore, historike dhe kulturore. Dhe mbetet një nga veprimtaritë më të bukura të saj, si nga pjesëmarrja e bashkatdhetarëve dhe studiuesve, temave të trajtuara, që kapnin një gamë të gjerë problemesh ashtu edhe nga organizimi i mirë në çdo aspekt të nderimit të kësaj ngjarje të ndritur të historisë së popullit tonë në përpjekjet e tij për liri dhe pavarësi.
Megjithëse jo si atëhere, në Filadelfia vazhdojnë ta kujtojnë dhe resektojnë Besëlidhjen e Madhe te Prizrenit, për të nderuar kështu ata udhëheqës të ndritur të saj, burra të ndershëm dhe atdhedashës, idealistë, që sakrifikuan pasurinë dhe ardhmërinë personale dhe familjare të tyre për të zënë vend në altarin e kombit, për të nderuar ata mijëra dhe dhjetra mijëra njërëz të thjeshtë të popullit, nga gjithë trojet shqiptare, që rrëmbyen pushkët dhe jataganët për mbrodhësinë e Shqipërisë, për një Atdhe të pavarur, të kulturuar dhe të zhvilluar. Nuk kursyen as jetën për realizimin e kësaj ëndërre. E quajta “Besëlidhja e madhe” në rreshtat e mësipërm për të theksuar edhe diçka të veçantë që ndodhi në këtë besëdhënie të shenjtë të popullit me udhëheqësit e tij dhe të dyve bashkë ndaj Atdheut. U ndalua gjakmarrja dhe prapësitë e tjera të jetës në ditë të zakonshme si vjedhja apo plaçkitja etj. Kjo ndodhi edhe atëhere kur trimi legjendar Isa Boletini hyri në Shkup me 10.000 luftëtarë, ndodhi edhe gjatë qeverisjes jetëshkurtër të Qeverisë famëmadhe të Ismail Qemalit në Vlorë, ndodhi… sa herë që populli është udhëhequr nga burra të sakrificës, atdhedashës, , idealistë, trima dhe të ndershëm. Ja ky është një nga mesazhet e mëdha që na sjellë deri në ditët tona Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Gjithëmon i fuqishëm, përherë aktual.
Lidhur ngusht me këtë mesazh që sapo përmëndëm është bashkimi i udhëheqësve dhe i popullit të të gjitha trojeve shqiptare, pa dallim feje apo krahine, rreth një ideali të përbashkët: për mbrodhësinë e popullit dhe të Atdheut.
Duke hapur mbledhjen përkujtimore kushtuar 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, zoti Llazar Vero, përmendi se pas luftës 25 vjecare të popullit shqiptar nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, kundër Perandorisë Osmane, kjo ishte ngjarja më madhore në hisorinë e popullit tonë dhe në kohën më kritike të të qënit apo mosqënit të kombit dhe popullit shqiptar. Më tej ai ia dha fjalën zotit Sadik Elshani, Kryetar i Shoqatës ‘Bijtë e Shqipes”, i cili mbajti dhe fjalën e rastit kushtuar kësaj ngjarje. Pasi bëri nje përmledhje të situatës politike në të cilën ndodhe vendi yne gjate renies së Perandorisë Osmane në fund të shekullit të 18-të dhe fillim të shëkullit të 19-të, zoti Elshani veçoi rëndësine e krijimit, më 12 dhjetor 1877, të Komitetit Qemdror për mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare me kryetar Abdyl Frasherin dhe anëtarë Zija Prishtinën, Jani Vreto, Pashko Vasa e Sami Frashëri, që parapriu krijimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. “Lidhja Shqiptare e Prizrenit, theksoi folësi, u formua në kuvendin themelor që u mbajt në Prizren më 10 qershor 1878. Në këtë mbledhje morën pjese 300 delegate nga të gjitha viset shqiptare, të krishterë e myslimane, intelektualë, pashallarë, fshatarë dhe qytetarë të thjeshtë. Ata u mblodhën me një qëllim të përbashkët, për të mbrojtur tërësinë toksore të trojeve shqiptare dhe për formimin e shtetit autonom që do të mbulonte të katër vilajetet me popullsi shqiptare: të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Ata u mblodhën edhe për t’i treguar botës se ky vend ka zot dhe se askush nuk mund të luante me fatin e tij. “Lidhja” u krijua si një organizate politike dhe ushtarake mbarëshqiptare, me organet e saj qëndrore dhe me degët në të gjitha krahinat e Shqipërisë. Duke qenë se në Kongresin e Berlinit që u mbajt me 13 qershor 1878, interesat shqiptare nuk qenë përfillur fare, pakënaqësia në rritje tek shqiptarët ndikuan fuqishëm që Lidhja Shqiptare e Prizrenit të luftoj më me këmbëngulje per të realizuar tri kërkesat kryesore të saj: a)Njohjen e kombit shqiptar; b) Ruajtjen e paprekshmërisë së trojeve kombëtare shqiptare ; c) Bashkimin e tokave shqiptare në një njësi të vetme autonome shtetrore; gjithashtu kërkohej që nëpunësit të dinin gjuhën shqipe, etj. Në këtë situatë, lidhja zhvilloi një veprimtari të gjerë jo vetëm organizative për zëvendësimin e pushtetit osman me atë shqiptar, por edhe ushtarake, duke luftuar jo vetëm me forcat osmane por edhe me shovinistët e rinjë fqinjë. Në të njejtën kohe veprimtaria diplomatike e Lidhjes ishte mjaft intensive. Por memorandumet, peticionet, letrat dhe mjetetet e tjera diplomatike nuk ndihmuan në ndryshimin e qëndrimeve politike për shqiptarët në tokat e tyre.. “Prandaj, nënvizoi me posht zoti Elshani, në Janar 1881 u mblodh Kuvendi i Jashtëzakoshem i Lidhjes Shqiptare, në të cilën Komiteti Kombëtar i Lidhjes që ishte organi më i lartë ekzekutiv u shpall “Qeveri e perkohëshme” me kryetar atdhetarin e shquar Ymer Prizrenin, ndërsa Abdyl Frashëri u ngarkua të udhëheq dikasterin e punëve të jashtme dhe Sulejman Vokshi u emrua komandant i përgjithshëm i ushtrisë.”
Porta e Lartë nuk pushonte së vepruari për të shkatërruar Lidhjen e Prizrenit. Në Prill të vitit 1881 ajo dërgoi Dervish Pashën me 15 batalione që të shtypte Lidhjen. Pasi likujdoi prijësit e degëve në Shkodër dhe në Shkup më 22 prill ai mbërriti në Prizren ku arrestoi shumë aktivist ndërmjet të cilëve edhe Avdul Frashërin. “Megjithatë Lidhja nuk kapitulloi, nuk i dorëzoi armët,- vazhdoi më tej zoti Elshani- pas rënies së Prizrenit shqiptarët bënë qëndresë në Malësinë e Gjakovës, Lumë dhe në rrethet e Pejës. Këto luftime i udhëhoqi Sulejman Vokshi , i cili u arrestua në gusht të vitit 1885. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, vazhdoi më tej folësi, ndoshta u shkatërrua si organizatë politike dhe ushtarake, por zjarri që ndezi nuk u shua. Ajo u bë pishtar që i ndriti rrugën popullit tonë ne vitet që pasuan dhe deri në ditët tona. Idealet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u ngulitën thelle në ndërgjegjen e kombit shqiptar, – ideale që çuan drejtë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.”
Duke përfunduar fjalën e tij, zoti Elshani nënvizoi se: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një ndër periudhat më të lavdishme dhe më të ndritura të historisë së kombit tonë. Ajo do të mbetet në kujtesën e popullit tonë si si simbol i bashkimit kombëtar dhe gur themeli i shtetësisë shqiptare.”
Pas fjalës së rastit zoti Llazar Vero i bëri të njohur pjesëmarrësve në këtë mbrëmje se në këtë veprimtari merr pjesë edhe kryetari i Shoqatës Atdhetare “Skënderbeg” të bashkatdhetarëve tanë në Parma të Italisë, zoti Gentian Alimadhi. Prej vitesh ai është edhe antar i Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia. Zoti Alimadhi në përshendetjen e tij, tha se shëmbulli i Shoqatës “Bijte e Shqipes” na frymëzon për të organizuar edhe ne shoqatën tonë. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe shoqata të tjera të rajonit ku jetojnë bashkatdhetarët tanë. Edhe ne hapëm shkollën për mësimin e gjuhes shqipe fëmijeve të emigrantëve, edhe ne organizojmë veprimtari si edhe ju. Ju përshendesim dhe ju falenderojmë për ndihmën që na keni dhënë.
Vetë zoti Gentian Alimadhi është bërë shëmbull frymëzues për emigrantët shqiptar në Parma. Ai sot është një jurist i respektuar dhe është shpallur “Qytetar Nderi” i këtij qyteti.
Ishte kjo një ndërprerje e këndëshme për të nderuar bashkatdhetarin tonë që ka ardhur nga Italia për të parë prindërit e tij.
Në vazhdim të nderimit të 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , e mori fjalëm edhe zoti Hys Hasa, ushtarak në pension dhe autor i disa botimeve që kanë ngjallur interes midis bashkatdhetarëve dhe sidomos midis lumjanëve dhe kuksianëve të tij të dashur. Temën e tij kushtuar kësaj ngjarje ai ia kishte kushtuar ndihmesës së lumjanëve në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. “18 krerët e Lumës, tha në fillim të fjalës së tij zoti Hasa, morën pjesë aktive që në përgatitjet e Kuvendit Kombëtar që u mblodh më 10 Qershor 1878 në Prizren. Që në dhjetor 1877, pati një mendim në Komitetin Shqiptar të Stambollit që kryesohej nga Avdul Frashëri dhe ku merrte pjesë edhe Ymer Prizreni, që Kuvendi Kombëtar i Lidhjes të mblidhet në Lumë ose diku në Dibër apo në Prizren…Në atë kohë Prizreni njihej si Prizreni i Lumës dhe Luma e Prizrenit.. U vendos për Prizrenin për kushtet ekonomike dhe ifrastrukturën më të përshtatshme si dhe për faktin e afërsisë së forcave lumjane dhe hasjane. Një rol të rëndësishëm në Komitetin Shqiptar të Stambollit kanë luajtur edhe vëllezërit Idriz dhe Shaqir Palushi nga fshati Bushtricë i trevës së Lumës. Idrizi kishte mbaruar shkollën e lartë për teologji dhe ekonomi. Ai ishte mik me vëllezërit Frashëri dhe me njohje të shumta në qarqet e larta te qeverise osmane. Vëllëzërit lumjanë Idriz dhe Shefqet Palushi ishin mbështëtja e fuqishme e Lidhjes me parinë dhe bajraqet e veiut të Shqipërisë. “Në përputhje me programin e hartuar që në Stamboll, Abdyl Frashëri, gjatë rrugës për në Prizren, kaloi nga Dibra dhe me 21 Maj 1878, është mik në shtëpinë e atdhetarit Mer Sufa në Kalisë të Lumës. Këtu u organizua edhe takimi i parë me krerët e Kalisit. Aty mori edhe miratimin per programin e Lidhjes dhe mbështetjen e krerëve të këtij bajraku. Komandant i gardës për ruajtjen e punimeve të Lidhjes u caktua një nga krerët e Kalisit, Idris Stafa.”
Duke folur më tej për qëmdrimin dhe pritjen që iu bë Abdyl Frashërit në Lumë, folësi theksoi takimin e tij me 600 lumjanë në livadhet e kodrës së Rodagjasë në Kolosian. Ai shoqërohej nga Shaqir Palushi, Mer Sufa, Bajram Gjana, Qazim Lika, Zenel Hasani, Mustaf Lita, Tafil Stafa, Ramadan Stejku dhe 15 kolosjanas të tjerë. Në fjalën e tij drejtuar popullit Abdyl Frashëri tha: “O vëllezër lumjanë! Ndër ditët më të gëzuar të jetës time është kjo ditë e lumtur në këtë vend të bekuar, ku jemi mbledhur së bashku. Erdha si misionar i Kuvendit që do të organizohet këto ditë në Prizrenin tuaj dhe po largohem si miku juaj i nderuar me fjalë dhe besë të Lumës”…Dhe lumjanët e treguan me fakte këtë besë. Ata morën pjesë në të gjitha luftimet dhe aksionet kundër pushtuesve osmanë dhe shovinistëve sërbë e malazesë, në mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë, Hotit dhe Grudës. Ata qenë krahu i djathtë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në mbështetje të saj dhanë jetën mbi 600 lumjanë.
Pas fjalës së zotit Hysë Hasa, që u përshëndet me duartrokitje nga të pranishmit, e mori fjalën bashkatdhetari ynë i palodhur në ndihmë të komunitetit shqiptar në Filadelfia, zoti Haki Collaku që e përshëndeti këtë ngjarje me nje vjershë të shkruar posaçërisht për këtë ngjarje: “Aty ku u mor vendimi i parë/ Nga patriotët e burra shqiptarë/ Përjetë lulëzon një lule/ Dhe ky është zambaku i bardhë.” Dhe me tej: “Në Prizren ushton jehona,/Sef Kosharja vjen me topa,/ Kush po e mbron këtë shtëpi,/ Ramadan Zaskoci djalë i ri.”…
Pas duartrokitjeve dhe fjalëve përgëzuese për organizuesit dhe autorët e kësaj mbrëmje në ndërim të 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “të zotët e shtëpisë” shtruan sipas tradidës shqiptare dhe të kësaj shoqate “bukë e kripë dhe zemër”.
DY FJALË NË VEND TË MBYLLJES
Përkujtimi dhe nderimi i një ngjarje kaq të madhe dhe të rëndësishmë për fatet e Atdheut, është atdhetarizëm, kulturë dhe qytetërim. “Harresa” e saj është përpjekje për të zhdukur kujtesën tek populli ynë dhe për të bërë një politikë klienteliste, ndaj fqinjëve tanë të afërt dhe më larg Turqisë së Erdoganit, më të cilin po dalim “vëllezër të një gjaku”.! Për këtë shkak as në Tiranë dhe as në Prishtinë nuk u organizua diçka e bukur dhe serioze, që të tregonte respekt dhe kulturë mbarë popullit shqiptar, për t’i çuar mesazhin e bashkimit dhe të përpjekjeve për kulturë dhe drejtësi, për të ushqyer tek brezat e rinjë të Shqipërisë ndjenjën e bukur të atdhedashurisë, sakrificë dhe përpjekjeve për idele kombëtare dhe europiane, për përparim dhe zhvillim. Nuk dua ta besoj, por nuk janë të rastit manifestimet haxhiqamiliste në trojet tona, vetëm një javë pas 10 qershorit 2013, 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Filadelfia, 18 Qershor 2013