Çeshtje tё Emigracionit: Pёr ju avokati Kieran Both
Sekretarja e Departamentit të Sigurisë së Vendit Janet Napolitano ka folur për ligjin e fundit të Emigracionit që mbështet përshpejtimin e procesit të bashkimit të shtetasve amerikane me anëtarët e familjes, si burri, gruaja, fëmijët si dhe prindërit tyre,që ndodhen jashtë Amerikës, duke reduktuar kohën e këtij procesi. Sipas këtij ligji, disa individëve u lejohet të aplikojnë nё emigracion për “waiver” për t’u falur pra, pёr periudhën e prezencës së tyre të paligjshme në SHBA . Kjo duhet bёrё përpara se të nisen në vendin e origjinës, në konsullatën amerikane atje,për të marrё vizën e emigrantit.
“Ky ligj i fundit ,- tha Napolitano,- ndihmon procesin legal dhe zvogëlon kohën e ndarjes së shtetasit amerikan nga familjarët e tij, gjatë periudhës kur ata janë në proces të marrjes të vizës së emigrantit.”
Ky ligj hyn në veprim në 24 mars,2013. Më shumë informacion rreth tij dhe procesit të aplikimit, të interesuarit do të gjejnë në adresën http://www.uscis.gov.
Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë amerikane(USCIS) ka mbledhur rreth 4.000 komente e opinjone në diskutim të ligjit të propozuar që në prill 2012,dhe i ka marrë ato në konsideratë gjatë përgatitjes të tij përfundimtare.
Ligji ka për qëllim që të evitojë vështirësitë e mëdha që do t’i krijoheshin shtetasit amerikan nga mungesa e familjes së tij.
“Ky ligj do të ketë një impakt të madh në familjet amerikane,nga reduktimi i konsiderueshëm i kohës kur anëtarët e familjes janë të ndarë nga njëri tjetri-u shpreh drejtori i USCIS Mayorkas.
Sipas ligjit të ri, anëtarët e familjes së shtetasit amerikan që nuk janë të ligjshëm për të regulluar statusin e tyre kёtu nëpërmjet aplikimit për t’u bërë rezidentë të përhershëm, duhet ta lënë Amerikën e të shkojnë ta marrin vizën e emigrantit në vendin e tyre . Por individët që kanë një periudhë qëndrimi të paligjshme prej 6 muajsh në SHBA, duhet të sigurojnë më parë një dokument (waiver), nga Emigracioni ,para se të lënë Amerikën për të filluar procesin e marrjes së vizës së emigrantit nga ambasada amerikane në vendin e tyre.
Me qëllim që të ketë të drejtë të aplikojë për ‘waiver’ për periudhën e paligjshme të qëndrimit në Amerikë,personi duhet të jetë sëpari anëtar i familjes së shtetasit amerikan, nёnkuptohet pra :bashkeshorti/fëmija, dhe prindi i tij; së dyti ai duhet të krijojë bindje tek Emigracioni që mungesa e tij në jetën e shtetasit amerikan do t’i sillte atij vështirësi të mëdha. Formulari i këtij aplikimi do të publikohet së shpejti, dhe quhet Form I-601 A.
Ndërsa ata individë që nuk kualifikohen për këtë aplikim, (Form I-601 A), mbeten me ligjin e vjetër. Edhe kur të jenë paraqitur për intervistë në konsullatën amerikane ,nw vendin e tyre, përsëri Departamenti i Shtetit i njeh ata si të paligjshëm për fitimin e vizës së emigrantit.
Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe veçanёrisht emigrantёt e rinj qё kanё probleme pёr rregullimin e statusit tё tyre. Ne duam qё ata tё jenё nё gjendje tё kёrkojnё ndihmё profesionale ligjore nё mёnyrё tё pavarur. Zyra jonё do tё vazhdojё t’u pёrgjigjet pyetjeve tuaja nё rubrikёn e pёrjavshme “Çeshtje tё Emigracionit”.