Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, një ditë para vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Prishtinë.
Ai ka thënë se gjithçka që po ndodh në raportet ndërmjet dy kryeministrave është vetëm protagonizëm dhe asgjë më tepër.
“Gjithçka që po ndodh është për protagonizëm dhe shqetësimet janë pasojat në jetën socio-ekonomike të qytetarëve. Kjo që po ndodh sot është e paparë.
Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë pasur kurrë më keq marrëdhëniet. Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë pavarësisht se kush është në krye.
Asnjëherë nuk kam shkuar në Shqipëri pa e takuar Sali Berishën”, ka thënë Limaj.
Top Channel