Tiranë, 7 nëntor 2022 – Ambasadorja e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield ka takuar sot kryeministrin Edi Rama në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Twitter, Greenfield vlerëson mbështetjen e Shqipërisë përballë kërcënimeve të agresionit rus dhe sulmeve kibernetike të Iranit.
“Kënaqësi të takohem me Kryeministrin Edi Rama. Teksa shënojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë, e falënderova për partneritetin e qëndrueshëm të vendit të tij, veçanërisht përballë kërcënimeve të agresionit rus dhe sulmeve kibernetike të Iranit” shkruan ambasadorja.
(r.m.)