Lindita Nikolla jep dorëheqje nga pozita e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë

Tiranë, 26 korrik 2024 – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dha dorëheqje nga kjo detyrë për arsye shëndetësore, pas 3 vjetësh në krye të organit më të lartë ligjvënës.

Zonja Nikolla e bëri të ditur këtë vendim gjatë një fjale të shkurtër para deputetëve në seancën e fundit të sesionit pranveror të Kuvendit. Ajo tha se këtë vendim e mori pӕr arsye shëndetësore.

Zonja Nikolla tha se gjatë  kohës që e ka udhëhequr këtë organ është përpjekur të japë më të mirën për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit, duke i trajtuar me dinjitet dhe barazi gjithë deputetët e Kuvendit, pavarësisht prej p[ërkatësisë së tyre politike.

Ajo shprehu bindjen se jashtë sallës së Kuvendit edhe ajo është respektuar nga të gjithë deputetët

“Përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju”, tha ajo.

Zonja Nikolla kërkoi që të mos keqpërdoret për qëllime politike dorëheqja e saj, tԯ cilën e cilësoi si akt “të padëshiruar, por të pashmangshëm”. Ajo tha se ishte pamundësia ajo që e detyroi të ndërmerrte këtë hap dhe se në vazhdim të mandatit të saj si deputete do të qëndrojë më shumë pranë familjes dhe zgjedhësve trë saj.

Lindita Nikolla është njëra nga politikanet më të rëndësishme të Partisë Socialiste. Ajo ka qenë pjesë e forumeve më të larta drejtuese të partisë, si gjatë kohës që partie ishte në opozitë ashtu edhe gjatë qëndrimit në pushtet. Është anëtare e kryesisë së Partisë Socialiste që prej 17 vjetësh.

Zonja Nikolla e nisi karrierën si mësuese dhe si drejtuese në shkolla të mesme, vazhdoi si drejtuese e një njësie bashkiake të kryeqytetit. Deputete e Kuvendit të Shqipërisë u zgjodh 3 mandate me radhë. 7 vjet ishte minister e Arsimit, ndërsa kryetare e Kuvendit u zgjodh në shtator të vitit 2021.

(r.m.)