Paqja, duhet të jetë më shumë sesa mungesa e luftës, thotë Inger Skjelsbæk e Institutit Kërkimor të Paqes në Oslo të Norvegjisë.
Ngërçit Kosovë-Serbi shpeshherë i referohen si “konflikt i ngrirë”, por ai term inkurajon një ndjenjë të rreme sigurie, sepse konfliktet e ngrira nuk duan shumë që të ndizen prapë.
Në 20 shtator, 5 ditë pasi kishte skaduar afati i marrëveshjes se Brukselit, Albin Kurti i hodhi dorashkën Beogradit: Pakti nuk do të ripërtërihet. Në vend të kësaj, do të sillemi si të barabartë: atë që keni bërë me ne për 10 vjet, tani do ta bëjmë dhe ne me ju. Ky është thelbi i reciprocitetit të targave në kufi: automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, ashtu siç ka ndodhur prej një dekade me makinat që hynin në Serbia nga Kosova, e që duhet të përdornin targa vendase. Vuçiç e tregoi hapur përse kjo lëvizje që një tërmet i vërtetë për serbët:
Reciprociteti nënkupton pranim të një realiteti, të cilin Serbia kërkon ta mbajë larg me çdo kusht. Por si po e bën këtë? Materiali ne vazhdim shpjegon se ç’po ndodh vërtet me dialogun e ngecur dhe tensionet ne kufi.
Top Channel