“Liria” nuk erdhi vetëm

Nga Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu

Diktatura komuniste shkaterroi shume gjera, po ne lagjen ku u rrita e kishte lene nje fushe sporti ku luanin femije e te rritur.
U investua per paralele, stola me peme perreth, porta futbolli etj.
Pastaj ra diktatura dhe erdhi “liria”. Dmth liria e barbareve te ndertimit qe ia vodhen lagjes fushen dhe ndertuan mbi te tre pallate.
Banoret perreth ishin çliruar kaq shume nga diktatura, saqe asnje nuk e hapi gojen. Dmth gojen e hapnin per te thithur pluhurin e ndertimeve qe u hynte ne fyt. Veshet u buçisnin nga zhurma, e syte nuk u shihnin më horizontin.
Ishte po ajo apati e treguar si ne njerin regjim ashtu edhe në tjetrin. E vetmja fitore ishte se te pakten vandalet e rinj nuk te vinin qe te duartrokisje me detyrim per ta. U mjaftonte heshtja.
Vandalët e vjetër të paktën kishin lënë nje fushe dhe ca gjelberim, per ata qe “meritonin” te jetonin ne kryeqytet dhe jo diku ne rrethe, ne “terren”, “me transferim”, apo me keq, ne internim apo ne burg.
Pronaret e trojeve dhe ndertesave gjate perdhosjes ne Tiranë gjate komunizmit ishin pale pasive e viktime e ndryshimeve te dhunshme, por te pakten me plan. Mbi te gjitha ndjenja e padrejtesise dhe e persekutimit u mori pronat po ndergjegjia brenda tyre ishte e lire dhe e dlire.
Pastaj erdhi “liria” dhe shkaterrimi vijoi. Kesaj here ne menyre kaotike dhe me ligjin e xhungles. Kesaj here shume pronare qe rifituan pronat por tregetuan dinjitetin e tradites per hir te nje gjendjeje me te mire ekonomike u bene pale aktive e pjesemarrese.
Shtepia perdhese ne nje rrugice tironse ku u rrit im ate dhe u linda une i shpetoi komunizmit, por jo lirisë.
Lagje te tera iken, as gjurme nuk kane lene pas. Ndonje fotografi e rralle, ndonje kujtim qe venitet.
Mbase prandaj e kam gjakun e ftohte per Teatrin e mbeshtetja per protesten eshte thjesht e arsyeshme, po pa pike emocioni.
Kam frike nga ana tjeter se nese neser vendoset perseri nje diktature e re, e cila vendos te prishe te gjitha banesat e ndertesat e biznesev te ndertuara ne keto 30 vjet pa leje e pa plan, nuk do te dilja ne proteste per te mbrojtur demokracine. E di se arsyeja thote qe dy te keqia nuk bejne nje te mire. Apo ne rastin tone tre te keqia. Por emocionet nuk komandohen. E shume prej reagimeve tona ne jete jane thjesht instiktive.
Po e mbyll me kete shkrim nga Peizazhet e Fjales, qe m’i kujtoi te gjitha. Ishte shtepia e fundit e lagjes se Vlleheve ne Tirane. E fundit. Bashke dy kollonat e saj dhe bukurise qe asnje gellbaze e arkitektures moderne nuk e zevendeson dot.

I FUNDMI I MOHIKANËVE (trokisni në fotografinë poshtë për ta lexuar shkrimin nga Teodor Gadeshi)
https://peizazhe.com/2016/04/28/i_fundmi_i_mohikaneve



(SHTESË: Shikoni ne sfond mbrapa kesaj shtepie, per ilustrim, duket nje ndertese moderne qe po ngrihet dhe e cila mund te ishte kudo, ne cdo vend te botes, qe nuk te jep asnje informacion se ku je dhe kush je. Nje uniformizim, pa shpirt, pa sinqeritet, e pa thelb si shume nga qendrimet tona politike e publike te mbushura me zemerim fals apo pergjegjesi te shtirur.)