Lirohet zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që ishte ndaluar në Serbi

Prishtinë, 18 prill 2024 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njoftoi të enjten në mbrëmje se zëvendës drejtori i p՞rgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe.

“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”, njoftoi ministria në Facebook.

Sipas saj, z. Jankoviq, i cili është ndaluar arbitrarisht dhe është marrë në pyetje nga organet policore të Serbisë, wshtw liruar “pas presionit të madh ndërkombëtar”.

Dejan Jankoviq dhe nëntë pjesëtarë tw tjerë të Policisë së Kosovës ishin ndaluar të mërkurën, në vendkalime të ndryshme kufitare mes Serbisw dhe Kroacisw e Hungarisw dhe nw vendkalimet kufitare me Kosovwn.

Po tw mwrkurwn, pwr asnjw shpjegim, nw vendkalimet kufitare me Kroacinw dhe Hungarinw janw ndalkuar dhe janw mbajtur deri nw 20 orw rreth 1500 shtetas kosovarw qw po udhwtonin me autobusw apo me vetura drejt vendeve tw Bashkimit Evropian ose po ktheheshin nga kwto vende.

Ministrja Gwrvalla, sikurse edhe autoritetet tjera shtetwrore dhe liderwt politikw tw Kosovws, pwrswriti se ndalimi dhe mbajtja e shtetasve kosovarw nga Serbia ishte si hakmarrje pwr votimin e Asamblesw Parlamentare tw Kwshillit tw Evropws pwr pranimin  e Kosovws nw kwtw organizatw.

“Ky arrestim ishte vetëm një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për  anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë nga më të rëndësishmet ndërkombëtare”, shkroi ajo.

Bashkimi Evropian tha se me kwtw akt Serbia e shkeli marrwveshjen pwr lwvizjen e lirw, tw arritur nw kuadwr tw dialogut me Kosovwn, nw Bruksel.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se ndalimi i shtetasve kosovarw nw Serbi do mtw shihet si “veprim përshkallëzues” që e dëmton paqen e stabilitetin dhe i bëri thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e tilla.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Ndalimi i shtetasve të Kosovës në Serbi ishte paralajmëruar nga vetë President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Para pak ditësh ai tha se organet e sigurisë së Serbisë do të kundërpërgjigjen ndaj arrestimit të qytetarëve srbë nga organet e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Vuçiq e bëri këtë paralajmërim pas arrestimit të serbit Sreçko Sofronijeviq, i cili ishte në kërkim të organeve të drejtsi pjesëmarrës në përplasjet e serbëve me policinë e Kosovës gjatë aksionit policor për parandalimin e kontrabandës me mallra në pjesën veriore të Kosovës.

(r.m.)