Gianni De Biasi e ka publikuar dje listën me 18 lojtarë për sfidën e radhës ndaj Norvegjisë. Trajneri italian ka publikuar listën e cila ka shumë ndryshime, ndërsa deri në fund të javës në listë do të shtohen edhe 3 lojtarë.
Debutues për Shqipërinë në këtë listë janë Jurgen Gjasula dhe futbollisti nga Istogu, Azdren Llullaku. Lojtarë si Valdet Rama, Ergys Kaçe, Vullnet Basha e Amir Abrashi nuk janë në listë për shkak të problemeve që kanë me dokumentacionin jo të plotë për regjistrim në kombëtare.
1.Samir Ujkani – Chievo
2.Etrit Berisha – Kalmar
3.Orges Shehi – Skenderbeu
4.Admir Teli – Qaraback
5.Debatik Curri – Genclebirligi
6.Mërgim Mavraj -Greuther Furth
7.Renato Arapi – Skenderbeu
8.Tefik Osmani – Teuta
9.Armend Dallku – Vorskla
10.Jurgen Gjasula – Duisburg
11.Migjen Basha – Torino
12.Ansi Agolli – Qaraback
13.Armando Vajushi –Litex
14.Ervin Bulku – Sepahan
15.Sabien Lilaj – Skenderbeu
16.Azdren Llullaku – Gaz Metan
17.Erjon Bogdani – Siena
18. Edgar Çani – Catania