Tiranë, 30 prill 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka publikuar listën paraprake të 140 deputetëve që e kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet embajtura tëdielën. 93 prej tyre janë burra, kurse 47 janë gra.
Partia Socialiste, e cika e ka fituar mandatin e tretë për qeverisje, do të ketë numër të njëjtë deputetësh me zgjedhjet e vitit 2017. Në 74 karriget e socialistëve në parlamentin e ri do të ulen 46 burra dhe 29 gra, ndërsa në 59 vendet e demokratëve do të ulen 42 burra dhe 17 gra.
Rama mes Durrësit e Vlorës
Kryesocailisti Edi Rama duhet të zgjedhë mes përfaqësimit të Durrësit ose të Vlorës, pavarësisht se gjatë fushatës elektorale ka deklararuar se ai do ta mbajë mandatin e deputetit në qarkun që do ta duan më shumë. Kjo do të jetë një zgjedhje personale e tij, por pëmes votave që i janë dhënë, Durrësi ka treguar që e vlerëson më shumë se Vlora.
Kryemadhi mes Fierit dhe Tiranës
Të njëtën dilemë do ta ketë edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, sepse asaj i janë dhënë dy prej gjithsej 4 mandateve që i ka fituar kjo parti. Nësë do të heqë dorë nga përfaqësimi i Fierit, ajo zëvendësohet nga Kejdi Mehmetaj, por nëse do të zgjedhë t’ia lë dikujt tjetër mandatin e fituar në Tiranë, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta interpretojë Kodin Zgjedhor, pasi në lojë janë tre kandidatë: Petrit Vasili, Floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu.
Zëvendësimi i Tom Doshit
Ndryshe nga Rama dhe Kryemadhi, Tom Doshi ka dhënë dorëheqje nga 2 mandatet e deputetit, për t’u zëvendësuar në Tiranë nga kandidati i dytë me radhë, ndërsa në Shkodër nga kandidatja e tretë grua.
Të dielën e 25 prillit, përveç subjekteve zgjedhore, zgjedhësit kanë votuar edhe kandidatët e këtyre subjekteve. Lista e emrave të PS ka qënë më pak e preferuar.
Më të fituarit
Më të fituarit nga vota preferenciale ka rezultuar ish-ministri i brendshëm Famir Xhafaj. Edhepse ishte renditur i 23-ti, ai arriti të thyente listën e sigurt të Edi Ramës, duke larguar Fidel Yllin, madje edhe duke u bërë kandidati më i votuar në Qarkun e Tiranës.
Suprizë për socialistët dhe Tiranën është edhe Ornaldo Rakipi, i 30 në listen e PS-së. Ai e la pa vend deputeti Ervin Bushatin, kryetarin e PS-së për kryeqytetin.
Ndërkaq, nga demokratët herësi i partisë u kalua vetëm nga Luçiano Boçi. Në Elbasan ai e mundi Eugen Isain, i cili konsiderohet i besuar i kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës.
Taulant Balla është deputeti më i votuar në rang vendi, ndërsa pas tij vjen Fatmir Xhafaj. Lulzim Basha ka arritur të marrë më shumë vota personale se sa Edi Rama, ndërsa gratë më të votuara në dy partitë kryesore janë Belinda Balluku dhe Grida Duma.
Humbësit
Zgjedhjet e 25 prillit kanë nxjerrë nga skena edhe figura të rëndësishme në subjektet e tyre politike. Nga partia Socialiste, Ilir Beqaj është i vetmi drejtues politik që nuk ka arritur të zgjidhet deputet, sikurse edhe Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko, të cilët nuk siguruan votat e nevojshme.
Përveç emrave që humbën dhe atyre që fituan më 25 prill, më se 83 mijë qytetarë nuk do të përfaqësohen në parlament, pasi votat e tyre janë shpallur të pavlefshme. Ka ndodhur kjo për mungesë informacionit apo me qëllim mbetet të konstatohet nga institucionet kompetente.
Lista paraprake e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, sipas qarqeve:
Berat:
NR SUBJEKTI KANDIDATI
1 PD-AN Tomor Alizoti
2 PD-AN Kasëm Mahmutaj
3 PS Hatixhe Konomi
4 PS Bardhyl Kollçaku
5 PS Fadil Nasufi
6 PS Nasip Naço
7 PS Blendi Klosi
Dibër:
NR SUBJEKTI KANDIDATI
8 PD-AN Xhelal Mziu
9 PD-AN Kreshnik Çollaku
10 PD-AN Dhurata Tyli(Çupi)
11 PS Lavdrim Krrashi
12 PS Aurora Mara
Durrës:
NR SUBJEKTI KANDIDATI
13 PD-AN Edi Paloka
14 PD-AN Agron Duka
15 PD-AN Merita Bakiu
16 PD-AN Oerd Bylykbashi
17 PD-AN Ferdinant Xhaferaj
18 PD-AN Andia Ulliri
19 PS Milva Ekonomi
20 PS Alban Xhelili
21 PS Jurgis Çyrbja
22 PS Klodiana Spahiu
23 PS Ilir Ndraxhi
24 PS Rrahman Rraja
25 PS Lefter Koka
26 PS Edi Rama
Elbasan:
NR SUBJEKTI KANDIDATI
27 PD-AN Gazment Bardhi
28 PD-AN Flutura Açka
29 PD-AN Lefter Gështenja
30 PD-AN Dashnor Sula
31 PD-AN Zheni Gjergji
32 PD-AN Luçiano Boçi
33 PS Evis Kushi
34 PS Klevis Xhoxhi
35 PS Besion Ajazi
36 PS Dasantila Tahiraj
37 PS Saimir Hasalla
38 PS Florenc Spaho
39 PS Luan Duzha
40 PS Taulant Balla
Gjirokastër:
NR SUBJEKTI KANDIDATI
41 PD-AN Tritan Shehu
42 PS Mirela Kumbaro (Furxhi)
43 PS Laert Duraj
44 PS Bledar Çuçi
Korçë:
NR SUBJEKTI KANDIDATI
45 PD-AN Edmond Spaho
46 PD-AN Sorina Koti
47 PD-AN Ervin Salianji
48 PD-AN Bledjon Nallbati
49 PD-AN Seladin Jakupllari
50 PS Enslemvera Zake
51 PS Blerina Gjylameti
52 PS Ilirian Pendavinji
53 PS Ilir Topi
54 PS Olta Xhaçka
55 PS Niko Peleshi
Kukës:
NR SUBJEKTI KANDIDATI
56 PD-AN Flamur Hoxha
57 PD-AN Isuf Çelaj
58 PS Gerta Duraku
Lezhë:
NR SUBJEKTI KANDIDATI
59 PD-AN Mark Marku
60 PD-AN Agron Gjekmarkaj
61 PD-AN Lindita Metaliaj
62 PD-AN Kastriot Piroli
63 PS Lindita Nikolla
64 PS Eduard Ndreca
65 PS Shpresa Marnoj
Shkodër:
NR SUBJEKTI KANDIDATI
66 PSD Tom Doshi
67 PSD Gledis Çeliku
68 LSI Agron Çela
69 PD-AN Helidon Bushati
70 PD-AN Emilja Koliqi
71 PD-AN Ramadan Likaj
72 PD-AN Greta Bardeli
73 PD-AN Zef Hila
74 PS Edona Bilali
75 PS Paulin Sterkaj
76 PS Benet Beci
Tiranë:
NR SUBJEKTI KANDIDATI
77 PSD Tom Doshi
78 LSI Monika Kryemadhi
79 LSI Erisa Xhixho
80 PD-AN Lulzim Basha
81 PD-AN Jorida Tabaku
82 PD-AN Alfred Rushaj
83 PD-AN Albana Vokshi
84 PD-AN Sali Berisha
85 PD-AN Agron Shehaj
86 PD-AN Fatmir Mediu
87 PD-AN Grida Duma
88 PD-AN Shpëtim Idrizi
89 PD-AN Belind Këlliçi
90 PD-AN Vangjel Dule
91 PD-AN Mesila Doda
92 PD-AN Dashamir Shehi
93 PD-AN Flamur Noka
94 PD-AN Orjola Pampuri
95 PS Luljeta Bozo
96 PS Najada Çomo
97 PS Ogerta Manastirliu
98 PS Arben Ahmetaj
99 PS Ulsi Manja
100 PS Etilda Gjonaj
101 PS Arben Pëllumbi
102 PS Elisa Spiropali
103 PS Belinda Balluku
104 PS Toni Gogu
105 PS Etjen Xhafaj
106 PS Ermonela Valikaj
107 PS Xhemal Qefalia
108 PS Klotilda Bushka
109 PS Alqi Bllako
110 PS Eduard Shalsi
111 PS Fatmir Xhafaj
112 PS Ornaldo Rakipi
Vlorë:
NR SUBJEKTI KANDIDATI
113 PD-AN Bujar Leskaj
114 PD-AN Ina Zhupa
115 PD-AN Fation Veizaj
116 PD-AN Arbi Agalliu
117 PS Pranvera Resulaj
118 PS Anduel Tahiraj
119 PS Vullnet Sinaj
120 PS Anila Denaj
121 PS Niko Kuri
122 PS Ilir Metaj
123 PS Damian Gjiknuri
124 PS Edi Rama
Fier:
NR SUBJEKTI KANDIDATI
125 PD-AN Enkeled Alibeaj
126 PD-AN Eralda Bano (Tase)
127 PD-AN Saimir Korreshi
128 PD-AN Luan Baçi
129 PD-AN Nusret Abdulla
130 PD-AN Ilda Dhori
131 PS Erion Braçe
132 PS Petro Koçi
133 PS Lindita Buxheli
134 PS Baftjar Zeqaj
135 PS Antoneta Dhima
136 PS Bujar Çela
137 PS Ismet Beqiraj
138 PS Tatiana Piro
139 PS Gramoz Ruçi
140 LSI Monika Kryemadhi
(Ballkanweb.com)