Prishtinë, 5 shtator 2024 – Udhëheqja e Listës Serbe, partisë më të madhe të seërbëve të Kosovës që kontrollohet nga Beogradi zyrtar, ka reaguar ashpër ndaj thirrjes për intervistim në Polivinë e Kosovës të udhëheqësve të pesë institucioneve paralele serbe në pjesën veriore të Kosovës.
Të enjten, një një konferencë të jashtëzakonshme për media, drejtues të Listës Serbe e cilësuan si “përndjerkje politike” thirrjen e udhëheqësve të këtyre institucione.
Igor Simiq, duke folur në emër të personave që kanë marrë ftesa për intervistim, ka thënë se ato i shohin si “përndjekje politike” jo vetëm të individëve që kanë udhëhequr institucionet paralele, të cilët janë ftuar për intervistim, por edhe si “persekutim i popullit serb”,.
“Nuk është çështja se si do të veprojë nesër Igor Simiqi, Ivan Zaporozhiani, por si do t’ia bëjnë njerëzit të cilëve u shërbyen sa ishim në krye [të institucioneve paralele]. Sa i përket këtyre institucioneve, autoritetet e Kosovës gjithmonë e kanë ditur ekzistencën e tyre. Nuk është asgjë e re që këto institucione kanë ekzistuar në këtë qytet dhe për to është diskutuar në nivel ndërkombëtar, dhe është negociuar në Bruksel se sido të funksionojnë këto institucione në të ardhmen”, ka thënë Simiq.
Sipas tij, këto institucione kanë ofruar shërbime juridike për të gjithë qytetarët dhe “nuk e kanë shkelur asnjë ligj”.
Sidoqoftë, udhëheqësit e Listës Serbe thanë se udhëheqësit e institucioneve paralele serbe “do t’i përgjigjen pozitivisht” ftesës për intervistim në Policinë e Kosovës.
Autoritetet e Kosovës kanë konfirmuar se do të intervistohen pesë persona nga pesë institucionet paralele serbe, që u mbyllën në fund të gushtit. Policia e Kosovës bëri të ditur se të ftuarit për intervistim dyshiohen për “falsifikim të dokumenteve”.
Më 30 gusht autoritetet e Kosovës i mbyllën pesë zyra të institucioneve të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës: Zyrën e Qarkut të Mitrovicës së Kosovës dhe zyrat e komunave paralele të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania e kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për mbylljen e tyre, duke e cilësuar si “veprim të njëanshëm” që mund të nxisë shtimin e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.
(r.m.)