Mitrovicë, 11 maj 2023 – Lista Serbe shprehu publikisht qëndrimin që ka mbajtuar në takimin që ka zhvilluar të enjten, në Mitrovicën Veriore, me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në deklaratën e pubolikuar në faqen zyrtare të kësaj partie, thuhet se përfaqësuesit e Listës Serbe i kanë thënë Lajçakut se serbët e veriut nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumië serbe dhe atë, siç thuhet në deklaratë, “në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 të arritura në Bruksel”, siç insiston edhe Beogradi zyrtar.
Në deklaratë thuhet se Lista Serbe nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga kjo parti.
“Në takim u shprehën shqetësimet e qytetarëve për represionin e vazhdueshëm të regjimit të Albin Kurtit ndaj serbëve në Kosovë, veçanërisht në veri. Theksuam se Lista Serbe, por edhe i gjithë populli serb nuk i njeh rezultatet zgjedhore në të cilat dolën 0.02% e serbëve, dhe se ato janë rezultat i proceseve ilegale, jolegjitime dhe jodemokratike, të cilat ekspozuan synimin e Kurtit për pushtimin e veriut, dhe se ndryshe nga ai, ne jemi të interesuar që ta ruajmë paqen, por edhe ta ruajmë popullin serb në këtë rajon.
Ritheksuam se vendimi i popullit serb është që të largohen nga institucionet dhe të mos marrin pjesë në këto zgjedhje të rrejshme dhe se asnjë nga serbët e veriut nuk do të kthehet në institucione derisa të formohet Asociacioni i komunave serbe në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 në Bruksel, dhe të tërheqin të gjitha njësitë speciale nga veriu i Kosovës”, thuhet në deklaratë.
(r.m.)