Prishtinë, 23 dhjetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Pjesëmarrja e partisë më të madhe serbe n serbe në Kosovë, e cila kontrollohet nga Beogradi, nuk është miratuar nga anëtarët e KQZ-së, ndonëse Zyra për Regjistrimin dhe Akreditimin e subjekteve politike rekomandoi që Lista Serbe të certifikohet për këto zgjedhje. Për certifikimin e këtsaj partie kanë votuar vetëm dy anëtarë të KQZ-së. Dy të tjerë kanë votuar kundër certifikimit, kurse shtatë të tjerët kanë abstenuar nga votimi.
Dy anëtarët e KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe.
Kurteshi ka shprehur rezerva serioze ndaj qëndrimeve të kryetarit dhe të kandidatëve të kësaj partie në prezantimin e tyre publik. Ai ka thënë se kryetari I kësaj partie, Zllatan Ellek, në prezantimin publik të kandidatëve, nuk I është referuar Kosovës me emrin kushtetues, por me emërtimin “Kosovo i Metohija” dhe nuk e ka njohur si shtet Kosovën por Serbinë. Përveç kësaj, sipas Kurteshit, kandidatë t՞ Listës Serbe për deputetë vazhdojnë të mbajn՞ kontakte me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me Milan Radojçiqin, udhëheqësin e grupit paramilitary serb që e ka kryer sulmin terroirist në Banjkë, më 24 shtator të vitit 2023, si edhe me sulmin terroruist në kanalin e ‘Ibër-Lepebncit”, në Varagë të Zubin Potokut.
“I kam rezervat e mia dhe më duhet t’i shpreh ato. Janë shumë elemente. Në prezantimin e kandidatëve të Listës Serbe asnjëherë nuk u përmend Republika e Kosovës, por [Kryetari Zlatan Ellek] thotë ‘Kosovo i Metohija’. Nuk thotë ‘Rroftë Kosova’, por thotë;’ Rroftë Serbia’. Përfaqësuesit e kësaj liste mbajnë kontakte me pushtetin e Vuçiqit, ku shihet edhe Radojiçiqi, që kanë lidhje me sulmin terrorist në Banjskë dhe së fundmi edhe në Ibër Lepenc”, është shprehur ai.
Kurteshi e ka prezantuar si dëshmi një audio-incizim ku dëgjhohen thirrje të kryetarit të Listës Serbe, Zllatan Ellek, kundër Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, Krasniqi, duke iu bashkuar kudërshtimit të Kurteshit, ka thënë se Prokuroria e Shtetit duhet të ndërmarrë veprime kundër Ellekut dhe Listës Serbe.
Edhe anëtarë të KQZ-së nga parti opozitare kanë shprehur rezervat e tyre për certifikimin e Listës Serbe. Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin se verifikimi i listave të kandidatëve ka kaluar nëpër disa institucione dhe asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë vërejtje.
“Ndaj të njëjtat shqetësime me anëtarin e VV-së, Mirëpo e kam edhe një shqetësim tjetër, për shkak se rekomandimi i Zyrës për Regjistrim të Partive ka thënë se ky subject i plotëson të gjitha kriteret që të jetë në garë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ky rekomandim është bazuar edhe në deklarimet e Minuistrisë së Punëve të Brendshme dhe të Miniustrisë së Punëve të Jashtme dhe të gjithë kanë thënë se subjekti në fjalë i plotëson kriteret. Unë me këtë rast abstenoj deri në definimin e saktë, sepse certifikimi i subjekteve duhet ta ketë një konsensus të përbashkët”, është shprehur Elshani.
Ai ka kërkuar që për këtë subject politik të kërkohet një rekomandim i ri, pas konsultimeve shtesë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Të gjithë e dimë se kush është Lista Serbe, mirëpo është mirë të na tregojë Ministria e Punëve të Brendshme. Është mirë që ata të na tregojnë se kush janë kandidatët e këtij subjekti politik. Unë propozoj që të diskutoni me MPB-në dhe të vini me një rekomandim, qoftë pro apo kundër certifikimit”, ka thënë Elshani.
Lista Serbe ka venbdosur të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, pas një periudhe të bojkotimit të institucioneve të Kosovës dhe të proceseve politike në Kosovë.
Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.
Millan Radoiçiq, i cili ka qenë nënkryetar i Listës Serbe deri në ditën kur e ka pranuar se e ka udhëhequr grupin paramilitar që e ka kryer sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Autoritetet e Kosovës e akuzojnë shtetin e Serbisë për organizim dhe mbështetjen e grupit paramilitary që e ka kryer sulmin, por Beogradi i hedh poshtë këto akuza.
(r.m.)