Prishtinë, 2 prill 2023 – Lista Serbe ka paralajmëruar “kryengritje” të serbwve nw Kosovw, nw qoftw se nuk lirohet serbi i arrestuar nw Mitrovicwn Veriore, i cili dyshohet për sulm të armatosur ndaj njësisë së Policisë së Kosovës dhe pwr djegien e veturës në veri të Kosovës.
“Pas mbledhjes së informacioneve për rrëmbimin e sotëm të serbëve nga forcat speciale të Kurtit, theksojmë se populli serb po paralajmëron Prishtinën që nëse nuk e liron të arrestuarin padrejtësisht që u rrëmbye sot nga njësitet e Kurtit në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’ dhe të mos ndaloni së ngacmuari popullin serb, do të provokojnë reagimin e të gjithë serbëve”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
“Për ta sqaruar, kjo nuk do të jetë ndonjë paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për ta ndalur shtypjen e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, thuhet në komunikatë.
Pas këtij reagimi të Listës Serbe, dhjetëra qytetarë serbë janë grumbulluar nw sheshin kryesor të Mitrovicws Veriore, në shenjë proteste për arrestimin e serbit të dyshuar për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave.
Policia e Kosovës njoftoi se personi i arrestuar dyshohet për disa vepra penale, përfshirë këtu pjesëmarrje në një sulm ndaj një njësie të Policisë së Kosovës, “pjesëmarrje apo organizim të grupit të organizuar kriminal”, “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
I njëjti person dyshohet se i ka vënë flakën veturave me targa RKS (Republika e Kosovës) në Zubin Potok, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Gjatë tri ditëve të fundit në veri të Kosovës janë shënuar djegie të veturave me targa të Kosovës, të cilat janë ri-regjistruar nga targat KM (Kosovska Mitrovica – Mitrovicë e Kosovës), të lëshuar anga autoritetet e Serbisë. Targat KM janë të ilegale në Kosovë. (r.m.)