Prishtinë, 13 tetor 2023 – Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë të premten se kjo parti, e cila kontrroollohet nga Beogradi, është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja lokale në pjesën veriore të Kosovës.
Rakiq, në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut, tha se Lista Serbe e mori këtë vendim në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se tani “topi është zhvendosur në fushën e Prishtinës” dhe se pret që në komunat veriore të Kosovës të shpallen sa më parë zgjedhjet e reja.
Të enjten, më 12 tetor, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës që të kërkojnë të shpallen zgjedhjet e reja në kmunat e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Këto katër komuna, të banuara me shumicë serbe, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë, të cilët u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që mbajtën në muajin prill, të cilat u bojkotuan nga serbët.
Serbët, me mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshtuan vendosjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat e komunave, të cilat janë përdorur edhe nga strukturat paralele të Serbisë. Ata organizuan edhe protesta të dhunshme kundër kryetarëve të rinj, në të cilat u lënduan dhjetra pjesëtarët të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.
Qeveria e Kosovës nuk përfilli sugjerimin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara që kytat rinj të ushtrojnë detyrën e tyre në lokale alternative dhe të shpallin sa më parë zgjedhje të reja në këto komuna. Për këtë arsye ajo u përball me masa ndëshkuese nga BE-ja.
Kosova premtoi se do të shpallë zgjedhjet e reja, por këtë do ta bëjë përmes një udhëzimi administrativ i cili mundëson shkarkimin e kryetarëve aktuale nga qytetarët, por Beogradi dhe udhëheqja e Listës Serbe insiston që kryetarët aktualë të japin dorëheqje.
Më 13 shtator, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se dorëheqja e kryetarëve shqiptarë “është kërkesë vetëm e Beogradit” dhe theksoi se kryetarët mund të largohet nga zyrat e tyre vetëm përmes udhëzimit të ri administrative, pas nënshkrimit të një peticioni të qytetarëve për shkarkimin e tyre.
(r.m.)