Listën e miliarderëve të Forbes: Samir Mane, i vetmi miliarder nga Ballkani

Samir Mane, themelues dhe president i BALFIN Group, është bërë i pari shqiptar që futet në listën e miliarderëve të Forbes, me një pasuri prej 1.4 miliardë dollarë nga investimet në qendrat tregtare, dyqanet e elektronikës dhe pasuritë e paluajtshme luksoze në të gjithë Ballkanin.

Futja në listën e Forbes e ka bërë Samir Manen edhe njeriun më të pasur në rajonin tonë, pasi në listë, nuk ka emra të tjerë të miliarderëve nga vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Kosova dhe Bosnja.

Mane renditet si miliarderi i 2356, ku në total në listën e miliardëve janë 3028 personalitete nga i gjithë globi.

samir mane forbes

Samir Mane u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në 1991 dhe u transferua në Austri si refugjat.

Ai hapi dyqanin ‘Neptun’, një zinxhir dyqanesh elektronike në Shqipëri në vitin 1998 dhe u kthye në 2005 për të hapur qendrën e parë tregtare në vend.

BALFIN zotëron gjithashtu prona të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.

Lista e 10 njerëzve më të pasur në botë:

  1. Mbretëria e Bashkuar

Personi më i pasur: Michael Platt, pasuria neto e vlerësuar: 18.8 miliardë dollarë

  1. Brazili

Personi më i pasur: Eduardo Saverin, 34.5 miliardë dollarë

  1. Hong Kong

Personi më i pasur: Li Ka-shing, 38.9 miliardë dollarë

  1. Italia

Personi më i pasur: Giovanni Ferrero, 38.2 miliardë dollarë

  1. Kanadaja

Personi më i pasur: Changpeng Zhao, 62.9 miliardë dollarë

  1. Rusia

Personi më i pasur: Vagit Alekperov, 28.7 miliardë dollarë

  1. Gjermania

Personi më i pasur: Dieter Schwarz, 41 miliardë dollarë

  1. Indi

Personi më i pasur: Mukesh Ambani, 92.5 miliardë dollarë

  1. Kinë

Personi më i pasur: Zhang Yiming, 65.5 miliardë dollarë

  1. Shtetet e Bashkuara

Personi më i pasur: Elon Musk, 342 miliardë dollarë

(Panorama.com.al)