LSI ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës

Tiranë, 7 maj 2021 – Lëvizja Socialiste për Integrim (LSK) e ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.

Përmes një shkrese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull.

Më herët LSI ka kërkuar nga KQZ edhe pamjet filmike nga numërimi i votave pasi pretendon për parregullsi.

Kandidati i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, nuk arriti që të merrte mandatin e deputetit.

Partia Socialiste i fitoi 3 mandate në këtë qark, ndërsa Partia Demokratike e fitoi 1 mandat.

Sot në KQZ është depozituar edhe kërkesa ankimore nr. 32 e kandidatit të koalicionit ABEOK, Tasim Mehmeti.

kerkesa e lsi-kqz-zgjedhjet (3)
kerkesa e lsi-kqz-zgjedhjet (5)kerkesa e lsi-kqz-zgjedhjet (2)kerkesa e lsi-kqz-zgjedhjet (1)kerkesa e lsi-kqz-zgjedhjet (4)

(r.m.)