Mynih, 17 shkurt 2023 – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje udhëheqësve perëndimore të shpejtojnë ndihmën ushtarake për Ukraninën.
Gjate një fjalimi me video ne Konferencës vjetore të Sigurisë së Mynihut, zoti Zelenskyy tha se çdo vonesë do t’i shërbente Moskës, ndërsa afrohet 1 vjetori i agresionit rus ne Ukraine.
“Nuk ka rrugë tjetër veç dergimit te ketyre armatimeve. Nga shpejtesia e dorezimit te tyre varen jete njerezish”, tha zoti Zelenskyy.
Rreth 40 krerë shtetesh e qeverish si edhe politikanë dhe ekspertë të sigurisë nga pothuajse 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Europën dhe Kinën, pritet të marrin pjesë në takimin vjetor të nivelit të lartë, në Gjermani.
Për herë të parë pas dy dekadash, organizatorët e konferencës nuk ftuan zyrtarët rusë. Vendet perëndimore kanë kërkuar izolimin diplomatik të Rusisë pas agresionit të Ukrainës, shkurtin e kaluar.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë do të dominojë agjendën e diskutimeve. Zyrtarët dhe analistët perëndimorë thonë se konflikti po i afrohet një faze kritike ndërsa në 24 shkurt shënohet 1 vit nga agresioni rus.
Nënpresidentja Kamala Harris pritet të marrë pjesë në punimet e Konferencës, së bashku me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, zonja Harris do të mbajë një fjalim të shtunën, ku pritet të nënvizojë rreziqet e luftës si edhe nevojën për forcimin e mbështetjes amerikane ndaj Ukrainës, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.
Ukraina varet nga armët perëndimore për të ndalur synimet e Presidentit Putin për të zgjeruar kontrollin mbi territorin ukrainas.
Pasi mori tanke dhe municione nga Perëndimi, Kievi shpreson të marrë edhe avionë luftarakë, por disa shtete hezitojnë ta furnizojnë Ukrainën me to.
(Zëri i Amerikës)