Mariupol, 8 maj 2022 – Luftëtarët ukrainas në fabrikën e çelikut “Azovstal” në Mariupol që po mbahen tën rrethim të forcave ruse prej disa javës, e përjashtojnë kategorikisht mundësinë e dorëzimit përballë forcave ruse që po sulmojnë pa ndërprerë me bomba dhe raketa.
“Dorëzimi nuk është një opsion, sepse Rusia nuk është e interesuar për jetët tona. Dorëzimi është i papranueshëm për ne. Ne nuk mund t’ia bëjmë armikut një dhuratë të tillë. Për mua, të kapesh nga forcat ruse do të thotë të jesh i vdekur”, ka thënë togeri Ilija Samolenko, komandant i luftëtarëve Azov, në një konferencë shtypi online.
“Ne po luftojmë kundër agresorit, armikut që po shkakton terror në Ukrainë, kundër barbarizmit të tij”, ka shtuar Samolenko.
Zëvendës komandanti i luftëtarëve “Azov”, Svyatoslav Palamar, ka thënë se ushtarët ukrainas në “Azovstal” do të luftojnë derisa të jenë gjallë.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa të jemi gjallë. Do t’u bëjmë ballë pushtuesve rusë”, ka thënë Palamar.
Ai ka thënë se rusët po bombardojnë pa ndërprerë dhe ka kërkuar evakuimin e menjëhershëm të ushtarëve të plagosur.
“Nuk kemi shumë kohë, rusët po na granatojnë intensivisht”, ka thënë ai.
Ushtria ruse kërkon që mbrojtësit ukrainas në “Azovstal” të dorëzohen dhe të lënë armët.
Besohet se në ambientet e fabrikës së çelikut në Mariupol vazhdojnë në rezistojnë disa qindra ukrainas. Sipas medieve të huaja, në fabrikë mund të jenë rreth dy mijë ushtarë ukrainas.
(r.m.)