Lukashenko: Serbia nuk do të mund të ulet në shumë karrige

Minsk, 2 gusht 2022 – Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, ka thënë se Serbia nuk do të mund të ulet në shumë karrige dhe se duhet të përcaktohet në politikën e saj të jashtme.

“Aty jemi ne (Bjellorusia), Rusia, Bashkimi Evropian, Amerika dhe të tjerët. Por, atyre (serbëve) nuk do t’u lejohet të ulen në të gjitha këto karrige”, ka thënë Lukashenko, duke komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Duke folur për marrëdhëniet midis Beogradit e Minskut, Lukashenko ka thënë se ka probleme, por autoritetet bjelloruse e bëjnë dallimin mes popullit dhe qeverisë.

“Ne duhet të ndajmë udhëheqjen dhe njerëzit e thjeshtë. Dilni në vendin tim, pwr ta  kuptuar gjithw kwtw. Natyrisht, populli serb ka nevojë për ndihmë dhe ai duhet të ndihmohet. Ne jemi njerëz të tillë. Por, ne kemi parasysh se cila është politika e Serbisë ndaj Bjellorusisë”, ka thwnw Lukashenko, transmeton “Danas”.

(r.m.)