Tiranë, 14 qershor 2021 – Në Shqiëri, Partia Demokratike pritet të shpallë sot rezultatet e zgjedhjeve përkryetar të partisë, të cilat u mbajtën tëdialen, më 13 qershor.
Sipas rezultateve jozyrtare, Lulzim Basha e ka siguruar mandatin e tretë të kryetarit të partisë së dytë më të madhe në vend. Të dhënat paraprake të zgjedhjeve flasin për një fitore të Bashës me rreth 81 për qind të votave.
Në zgjedhjet për kreun e PD-së morën pjesë pak më shumë se 41 mijë anëtarë të partisë, nga mbi 75 mijë anëtarë të regjistruar.
Përveç Bashës, në garë përkryetar të PD-së ishin edhe tre kandidatë të tjerë. Agron Shehaj ka fituar me 14.8 për qind të votave, Edit Harxhi 2.4 për qind dhe Fatbardh Kadilli 1.8 për qind.
(r.m.)