“Kujtojmë, por nuk harrojmë ( We remember and never forget)”
Aktivisti i çështjes çame në SHBA, Sali Bollati, i mbijetuar i Gjenocidit Grek më 1944, tregon në cilësinë e vetë dëshmitarit okular se si më 27 Qershor 1944, kur ishte vetëm 7 vjeç; monarkofashistat grekë masakruan barbarisht 7 njerëzit më të dashur e më të shtrenjtë të familjes së tij.
Nga Beqir SINA
STATEN ISLAND, NY – Ditën e Premte – në xhaminë shqiptare (Qendra Islamike Shqiptare Amerikane) në ishullin Staten Island – Nju Jork, u mbajt një Lutje fetare, kushtuar 77-vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Sponsorizohej prej aktivistit të njohur çamë Sali Bollatit, i mbijetuar nga Genocidi Grek më 1944. Imam Tahir Kukaj, i Qendrës Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island të Nju Jorkut,së bashku me udhëheqësit e tjer të kësaj qendre, kryen lutjen fetare simbas traditës islame, dhe ligjëruan për çështjen e Çamërisë, për të përkujtuar mijëra shqiptarë që humbën jetën gjatë gjenocidit grek dhe gjatë vuajtjeve pas shpërnguljeve nga tokat e tyre. Këtë vit 77-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, u përkujtua pasi me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë 27 qershori është caktuar si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. Në New York, e rrethinë, ku jeton komuniteti më i madh çamë, emigruar dekadat e fundit në SHBA, gjatë muajit qershor aktivistët e çështjes çame, anëtar të familjeve që mbijetuan masakrës, organizojnë aktivitete përkujtimore që kulmojnë me tubime, dhe protesta në çdo prevjetor para misionit grek, në Kombet e Bashkuara, për të përkujtuar mijëra shqiptarë që humbën jetën gjatë gjenocidit grek dhe gjatë vuajtjeve pas shpërnguljeve nga tokat e tyre.
Duke ju derjtuar vëllezërve dhe motrave Shqiptarë, dashamire të kombit Shqiptar dhe Shqipërisë, Imam Tahir Kukaj tha se Lutja e sodit eshte dedikuar viktimave te gjenocidit Grek kunder vellezerve tone ne Cameri. Qershori 27, shenon 77 Vjetorin e Gjenocidi Çam, nga urrejtja ugurzeze greke, u masakruan 6000 Shqiptarë, 27 / 6 / 1944.
Ai kujtoje, nje thenje te urte ne gjuhen angleze, ” Historia e harruar, eshte histori e perseritur”.
Me tej Kukaj, tha se tragjedia e shqiptareve vazhdon me shekuj, mjerisht nuk mesojme nga e kaluara sa duhet dhe nuk arrijme te perfitojme nga ato pak mesime qe i marrim nga historia e pergjakshme e kombit tone.
Në pervjetorin Gjenocidi Çam, Gjenocidi shovinizmi grek mbi popullsinë Shqiptare Muslimane 27 / 6 / 1944
E gjithë ky tmerr dhe masakër filloi natën e 27 qershorit 1944, zervistët, tinëz ranë natën në Paramithi, si kasapët në therrtore, me hanxharë, të vrarët arritën mbi 600 vetë… Nuk duhet harruar, sepse përmes na vranë, na masakruan dhe na pushtojnë!!! Duhet ne si komb të reagojmë për zbardhjen e këtoj krimi njerëzor dhe ta kthejmë dinjitetin kombëtarë edhe në Çamëri!!! Ne të gjithë Shqiptarët e kemi obligim të bëjmë homazhe nderi dhe respekt pa fund per te gjithe ata qe u perzune me force nga trojet e shtepite e tyre! Nuk harrojmë Genocidin e Popullit Çam, eshte Gjak Shqiptari! Çamëria, nuk ju harrojmë, Holokausti i ndërgjegjes njerëzore, klith dhe denoncon! Ditë zije sot për kombin tonë! As, në asnjë mënyrë ta harrojme edhe ate te vitit 1914!!! Kombi shqiptar jeton në heronjtë dhe deshmoret e ti!
Pothuajse ne cdo muaj te vitit kemi perjetue gjakderdhje nga fqinjet ne Ballkan, me gjithe ate lidershipi politik edhe ai intelektual deshtuan te udheheqin popull shqiptar drejte nje uniteti gjithekombetar dhe te formojne aleanca te mirefillta qe do avansonin kauzen shqiptare ne Europe dhe ne bote.
Ne kohen kur gjenerali famekeq Napoleon Zerva po bente gjenocidin e tij ndaj popullates Came te pa mbrojtur, ata shqiptar nga Cameria qe iken ne Shqiperi, komunistet e Shqiperise i keqtrajtuan dhe internuan ne burgje dhe i detyronin te shkonin prap ne Greci qe te luftonin per komunistet Grek. Mosbindja e Cameve u ndeshkua shume keq nga Enver Hoxha dhe shoket e tij. Edhe sot ne 2021 ne kohen e demokracise, lideret shqiptar ne trojet shqiptare nuk guxojne te deklarohen haptazi per gjenocidin Cam ne Cameri. Nje pjese e madhe e intelektualeve dhe mediave derdhin vnere per mesjeten dhe shajne Turqine e sodit, ne kohen kur kemi me mijera vellezer e motras te zhdukur qe nga lufta e Kosoves dhe Srbia nuk jep asnje llogari, ne kohen kur luftetaret e lirise UÇK’s arrestohen dhe gjykohen ne Hage, ndersa kriminelt e vrasesit Serb nuk i preke kush me dore. Hudhen akuza ndaj themeluesve te UCK’s ne kohen kur kombi yne ka nevoje per pajtim dhe konsilidim radhesh. Europa nuk do na e sjell hakun e as bashkimin kombetar, ajo i ndajti trojet tone qysh me 1878 ne kongresin e Berlinit e deri ne marreveshjen e Ahtisarit.
Ne muajin e ardhshem me 11 Korrik, ne Srebrenice u masakruan me shume se 8000 veta para syve te botes, para forcave te OKB, forcave ushtarake Holandeze, asnje gje nuk reagoj Europa, bile e lejoj nje gjenocide te tille.
“Ne Kosoven e lire e te mbushur me varreza masive, kemi gjurmet e pa shlyera se cka ben armiku i kombit tone ne rast se i vie mundesia edhe njehere, Mitrovica eshte e ndare pse ne jemi teper agresive me njeri tjetrin por jo edhe me armikun” tha Kukaj, duke vazhduar
“Te nderuar vellezer, ne xhami kemi sot nje vella me familjen e tij nga Cameria, Z. Salih Bollati, sot ka ardhe ketu qe gjithe se bashku to bejme lutje i ti perkujtojme vellezerit e motra tona qe u masakruan ne Cameri nga Zerva dhe zervistet. Vella Salih Bollati kujtoj Babe gjyshin, baben e nenen si dhe shume antere tjere te familjes Bollati qe u masakruan ne erresire te Qershor 27, 1944.”
Zoti i meshirofte shpirtat e vellezerve tane te masakruar ne Cameri dhe kudo ne trojet tona shqiptare. Zoti e bekohte kombine tone Shqiptar perhere dhe gjithemone, përfundojeë fjalen e tij Imam Tahir Kukaj.
Inxhinieri në pension Sali Bollati, autor i tre librave, për Çamërinë, I cili jeton prej vitesh në Staten Island – New York, së bashku me familjen e tij, një vit më pare I drejtojë një letër OSBES, në qendren e saj në Vjenë – Austri. Ku ai shkruante se që në themelimin e OSBE-së e në vazhdimësi kishte ndjekur veprimtarine e saj të çmuar humanitare për sigurimin e bashkëpunimin midis shteteve e kombeve jo vetëm të Europës, por edhe të botës mbarë. Me këtë rast i mbijetuari Sali Bollati, që më 27 Qershor 1944, kur ishte vetëm 7 vjeç; tregon se monarkofashistat grekë mbasi masakruan barbarisht, i vranë 7 njerëzit më të dashur e më të shtrenjtë të familjes së tij. Prandaj, ai zgjodhi të shkruaj letrën OSBES, të dërgoj një dëshmi të përjetuar personalisht lidhur me historine e hidhur të Çamërisë (Thesprotisë);- krahina më jugore e Trojeve Etnike Shqiptare të pushtuar që nga 1913 nga Greqia. Sali Bollati : Sali Bollati, kam lindur në Paramithi të Çamërisë më 1937. Më 27 Qershor 1944, kur isha vetëm 7 vjeç; monarkofashistat grekë mbasi masakruan barbarisht, më vranë 7 njerëzit më të dashur e më të shtrenjtë të familjes: gjyshi Muharrem 82 vjeçar, gjyshen Ruhije 72, babain Ibrahim 52, nënën Betula 36, vëllain e madh Ferhatin 13 vjeç, vëllain e vogël Farukun 5 vjeç dhe motrën e vogël Makbulen 2 vjeç.
Ai ka thene se ajo skenë e llahtarshme më ndjek gjithë jetën; aq më tepër se nuk di ku janë varrosur për t‘iu vendosur një kurorë me lule, me shpresë se ashtu mund të prehen më të qetë; duke ndjerë se një krijesë e ka mbijetuar dhe gjaku i tyre vazhdon të rrjedhë në njerëzit. Këtë fat, po ato ditë të zeza e kanë pasur me mijëra bashkëatdhetarë të mi nga Çamëria. Vetëm në qytetin e lindjes time, Paramithi u masakruan dhe u vranë brenda disa ditësh atje mbi 600 njerëz, në gjithë Çamërinë 2900 edhe ata të pafajshëm dhe përzunë me dhunë mbi 40,000 Shqiptarë Çamë, krejtësisht të pafajshëm; me të vetmen ‘aresye’ se ishim shqiptarë të besimit muslimanë në trojet dhe shtëpiat tona mijëravjeçare.” Unë 7 vjeçar së bashku me mbi 200 Paramithiotë të tjerë, kryesisht pleq e femijë, na mbajtën në burg ose më qartë në një kamp përqëndrimi po atje për 6 muaj. Aty nga mungesa e ushqimit, papastërtitë e sëmundjet vdisnin për ditë pleq e fëmijë të pafajshëm. Mbas 6 muajve burg, ushtarët anglezë na transportuan në Shqipërinë Nënë. Atje u rrita në shtëpinë e fëmijës në Tiranë, me mbarimin e shkollës së mesme më 1955 më dërguan për studime në ish Republikën Çekosllovake ku më 1960 u gradova Inxhinjer Kimist në Universitetin Politeknik të Bratislavës; ku jam ftuar disa herë nga Dekanati i Fakultetit dhe shoqëria e paharruar me kujtimet e bukura të kohës studentore. Më 1961 fillova punë si Pedagog i Kimisë në Universitetin e Tiranës. Më 1998 u ftova në një konferencë ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve të Abuzuar e Neglizhuar në San Diego të SHBA. Këtu mu dha edhe leja për të qëndruar. Punova në Bashkinë e NY në Seksionin e Refugjatëve dhe Emigrantëve si Specialist, ku edhe dola në pension. Vuajtjet, vrasjet e masakrimet e shovinistëve grëke nuk mund t’i harroj; më 1991 jam një ndër themeluesit e Shoqërisë Atdhetare Çamëria në Tiranë; po kështu më 2004 krijuam këtu në Amerikë Organizatën Shqiptaro Amerikane Çamëria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të Mohuara për Çamërinë. Më 2004 kam botuar në Tiranë librin dëshmitar “Gjurmë Çame” dhe më 2018 librin “Çamëria-Krahina më Jugore e Trojeve Etnike Shqiptare- Chameria is Albanian”; libra këto shumë të lexuar e të arshivuar në bibliotekat e Tiranës, New Yorkut dhe në Librarinë e Kongresit në Washington. Me gjithë përpjekjet e shoqatave tona me protesta, letra e peticione drejtuar udhëheqësave dhe qeverive të ndryshme me “heshtje përuljen” e qeverisë shqiptare dhe mohimin absolut të qeverisë “demokratiko- komplotiste” greke nuk kemi arritur deri më sot; kur ende jemi gjallë, për të dëshmuar poshtërsitë e shovinizmit bizantine grek. Si një ndër dëshmitarët okularë i Genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, unë do luftoj për legalizimin e kësaj çështje deri sa: 1. Parlamenti dhe qeveria Greke të pranojnë realitetin historik të Problemit Çam, 2. Të dënohet genocidi i ushtruar grek ndaj popullatës së pafajshme Çame; 3. Qeveria Greke duhet të njohi legalisht të drejtat e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga pronat dhe shtëpitë e tyre më 1944-1945 që u janë rrëmbyer pa të drejtë. Ne nuk kërkojmë ndryshimin e kufijeve, ne vetëm kërkojmë hapjen e tyre. Gjenocidi në Çamëri
Masakrat ndaj shqiptarëve të Çamërisë filluan që pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe do të kulmonin në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të civilëve, por edhe me shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre, ndërkohë që sot ende kjo plagë është e hapur. Në vlerësimet e historianëve, por edhe të përfaqësuesve të komunitetit çam, janë rreth 5 mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet, që shënon një periudhë tragjike të fatit të popullsisë çame. Si pasojë e masakrave u spastrua etnikisht një popullsi prej 35.000 banorësh, shqiptarë muslimanë të Çamërisë që u vendosën kryesisht në Shqipëri si refugjatë.
Përsa më sipër vërtetohet edhe në dokumentat e Departamentit të Shtetit Amerikan nr. 84/3 të Misionit ushtarak në Tiranë 1945-46 shkruhet qartë, shkruan Sali Bollati, : “Në bazë të informatave që kam mundur të mbledh për sa i takon Çështjes Çame; më 1944 dhe gjatë muajve të parë të 1945, autoritetet greke në Greqinë VP kryen masakra brutale duke debuar me dhunë matanë kufirit më shumë se 40.000 çamë banorë të Çamërisë nga shtëpitë e tyre, ku kanë jetuar me shekuj, mbasi u kanë rrëmbyer pasuritë dhe tokat e tyre”.