Macron bisedoi rreth 2 orë me telefon me Putinin, në përpjekje për zgjidhjen e  krizës rreth Ukrainës

Paris, 12 shkurt 2022 – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka biseduar rreth dy orë me telefon me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, lidhur me krizën në Ukrainë.

AFP, duke iu referuar administratës së presidentit Macron, njofton se “në fokus të bisedës ka qenë perspektiva për uljen e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës”, por nuk jep detaje lidhur me përmbajtjen e bisedës.

 Pallati Elysee pritet të japë më vonë informacion mëtë plotë në lidhje me bisedën Macron-Putin.

Presidenti francez ishte të hënën në Moskë, kukabiseduar më shumë se 5 orë me presidentin rus, Vladimit Putin. Të martën, ai shkoi në Kiev ku zhvilloi bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai shkoi më pas edhe në Berlin, për të diskutuar për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Emmanuel Macron u bashkohet këtu përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian për parandalimin e një invazioni të Rusisë ndaj Ukrainës.

Rusia ka grumbulluar mbi 100 mijë forca ushtarake në afërsi të kufirit me Ukrainën. Njëkohësisht ka filluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë gjithashtu në zonën kufitare me Ukrainën.

(r.m.)