Macron e priti Kurtin në Pallatin Elysee, në prag të Forumit të Paqes

Paris, 10 nëntor 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij, Rita, janë pritur në Pallatin Élysée nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë të Francës, Brigitte Macron, para fillimit të Forumit të Paqes.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të Presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti krah fotografive të shpërndara në Facebook.

May be an image of 3 people and weddingMay be an image of 4 people and the Oval Office

Të enjten në mbrëmje Kurti ka marrë pjesë në darken e përbashkët të krerëve të shteteve dhe të qeverive që po marrin pjesë në këtë forum.

Sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, të shtunën, më 11 nëntor, Kurti do të marrë pjesë në panelin e forumit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.

“Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën ‘Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt’, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime”, thuhet në njoftim.

(r.m.)