Presidenti tha se akuzat nga opozita e krahut të djathtë në prag të zgjedhjeve presidenciale ishin naive
Knid Ndrenika
Presidenti i francezëve Manuel Makro (Emmanuel Macron) tha se Shqipëria dhe vendet e tjera janë duke i marrë kundrejt shpërblimit afganët e evakuuar.
Zoti Makro u citua nga media në Francë ta ketë lidhur çështjen e afganëve me Shqipërinë pas akuzave të opozitës së djathtë në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas presidentit Makro, ishin naive akuzat e opozitës për afganët që largohen nga atdheu, pasi talebanët u rikthyen në pushtet për herë të parë që nga viti 2001.
Për presidentin Makro edhe Shqipëria po shpërblehet për akomodimin e afganëve që evakuuohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Si veprojmë, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës evakuojnë afganët, që zhvendosen më pas në Shqipëri ose vende të tjera, kundrejt shpërblimit? Kjo është një pyetje që ne duhet t’i bëjmë vetes si evropianë dhe unë nuk dua që ne të vuajmë”-tha zoti Makro.
Ai shtoi se Franca duhet bëjë detyrën sepse sicc theksoi “janë familjet e grave dhe burrave që na kanë ndihmuar”.
“Bashkatdhetarët tanë duan që Franca të mbajë nivelin e saj dhe rolin e saj moral e të jetë në lartësinë e detyrave të saj”-tha presidenti Makro.
Në Shqipëri nga 4 mijë afganë që ka premtuar të marrë, pothuajse 650 janë shpërndarë në Tiranë, Durrës dhe Shëngjin të Lezhës.