Macron: Ta luftosh terrorizmin nuk d të thotë ta bësh Gazën rrafsh me tokën

Paris, 20 dhjetor 2023 – “Ne nuk mund ta lejojmë të lëshojë rrënjë ideja se një luftë efikase kundër terrorizmit nënkupton rrafshimin e Gazës apo sulmimin e popullsisë civile pa dallim”, ka thënë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për transmetuesin France 5, duke komentuar përgjigjen ushtarake të Izraelit ndaj sulmit brutal të Hamasit në Izrael.

Macron i ka bërë thirrje Izraelit t’i japë fund “kësaj përgjigje”, duke theksuar se ajo “ nuk është e duhura”.

Ai ka thënë se Franca e njeh të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten dhe për ta luftuar terrorizmin, por ka theksuar se ajo bën thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe për një armëpushim humanitar.

“Të gjitha jetët vlejnë njëjtë dhe ne i mbrojmë ato”, ka theksuar Macron.

Presidenti francez është ndër liderët gjithnjë e më të shumtë që kërkojnë nga Izraeli që të përmbahet nga sulmet ndaj objektivave civile në Rripin e Gazës. 

Në fillim të dhjetorit, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Izraeli është duke e humbur mbështetjen globale për shkak të bombardimit të pakujdesshëm të Rripit të Gazës.

(r.m.)