Tiranë, 17 tetor 2023 – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin masa për uljen e tensioneve midis tyre.
Në Tiranë, ku qëndroi në vizitë dyditëshe, Macron tha se është përgjegjësi e të dyja palëve që të ndërmarrin hapa për shtendosjen e situatës së krijuar pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës, më 2r4 shtator.
Macron ka thënë se pret që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dënojë këtë sulm, duke shtuar se kjo do të ndikonte në uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.
“Është përgjegjësi e Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, sepse kjo kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi”, ka thënë ai.
Prresiidenti Macron u ka bërë thirrje të dypalëve të përmbushin kërkesat e shtruara në planin për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, të propozuar nga Franca dhe Gjermania.
“Siç e dini, ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogadit. Franca e Gjermania kanë bërë një propozim udhërrëfyes, që mendoj se është i fortë dhe i mirë dhe presim të respektohet nga të dyja palët”, ka thënë ai.
Presidenti francez u ka bërë thirrje të dy palëve të përmbushin kërkesat e Bashkimit Evropian për shtendosjen e situatës dhe të zbatojnë marrëveshjet e arrituran në kuadër të dialogut të ndërmjtësuar nga Bashkimi Evropian. Ai kavënë theksin te kërkesa për organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të Kosovës dhe tea jo për formimin e Asociacionit tëë kmunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Në etapat e ardhshme, ajo që presim nga autoritetet, nga të dyja palët, është e thjeshtë: Riorganizimin e zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe në institucione (të Kosovëës), krijimin e Asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare, kësaj radhe plotësisht. Pres që Vuçiqi të jetë i përgjegjshëm. Të njëjtën gjë e pres edhe nga Presidentja dhe nga Kryeministri i Kosovës”, ka deklaruar Macron.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është bashkuar thirrjes së Presidentit francez për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, me të cilën janë pajtuar palët deklarativisht. Ai ka këshilluar autoritetet e Kosovës ta zbatojnë këtë marrëveshje edhe në mënyrë të njëanshme.
“E mira e madhe e Kosovës është ta firmosë dhe ta ekzekutojë gjithë marrëveshjen, edhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë. Pastaj, Serbinë t’ia lërë në dorë BE-së”, është shprehur ai.
Rama ka qenë i ashpër me autoritetet e Kosovës. Madje, ai ka bërë një paralajmërim shumë serioz, duke e krahasuar mosmarrëveshjet mes Kosovës e Serbisë me konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, duke cituar një mesazh të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, për autoritetet e Kosovës, ngjatë vizitës së tij në Shqipëri.
“Thuaju miqve të mi në Prishtinë se si i ndodhi Palestinës. Arafat e kishte në tryezë marrëveshjen më të mirë të mundshme. Izraeli tha se do ta firmoste. Të nesërmen ndërroi mendje. Palestina është shkatërruar, jo nga Izraeli, por nga klasa e vet politike”, është shprehur Rama.
(r.m.)