Prishtinë, 20 mars 2024 – Manastiri i Deçanit njoftoi se, të mërkurën, në Agjencinë e Kadastrës së Kosovës, në Prishtinë, i është lëshuar ekstrakti i pronësisë që përfshin edhe 24 hektarë tokë në kufij me pronën e deritashme të manastirit.
Në një postim në plaftormën X, Manastiri i Deçaniut e vlerëson posaçërisht mbështetjen e raportueses për Kosovën nga Këshilli i Europës, Dora Bakojanis.
“Sot, Manastiri i Deçanit e ka marrë një ekstrakt nga Kadastra Qendrore e KS, ku përfshihen toka ekzistuese dhe 24 hektarëve të kthyert nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2016. Dioqeza dhe Manastiri e falënderojnë veçanërisht znj. Dora Bakoyannis për mbështetjen e saj të çmueshme”, thuhet në postimin e Manastirit të Deçanit.
Today, Dečani #Monastery received an extract from the KS Central Cadastre, including the existing land & the 24 ha, restored by the KS Const. Court in 2016. The Diocese and the Monastery extend special thanks to Ms. Dorа Bakoyannis for her kind assistance https://t.co/x1mu11DQTt
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) March 20, 2024
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe shpreh kënaqësinë që, siç thuhet, “më në fund” është zgjidhur kontesti gjyqësor lidhur me pronësinë e 24 hektarëve të tokës së Manastirit të Deçanit.
“Në bazë të ekstraktit të kadastrit mund të konfirmojmë se është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe se edhe në kadastër manastiri njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët. Me këtë ne mund të konkludojmë se procesi i kahershëm ligjor që është zhvilluar rreth 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit më në fund është zgjidhur”, thuhet në njoftimin e Dioqesës së Rashkës dhe Prizrenit.
(r.m.)