Mandl: Ka ardhur koha për marrëveshje që i hap rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia

Bruksel, 28 shkurt 2023 – Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka mirëpritur dakordimin e palëve me  propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Mandl ka thënë se ky është një hap pozitiv, por ka shtuar se ka ende ka shumë rrugë për t’u bërë për tëarritur një marrëveshje.

“Është koha për një marrëveshje që i hap rrugë pajtimit, njohjes dhe të ardhmes në paqe e prosperitet’, ka shkruar eurodeputeti Mandl.

Kjo deklaratë e tij është përcjellë nga faqja e Partive Popullore Evropiane (EPP).

“Pas 15 vjetësh të pavarësisë së Kosovës, pas një viti të telasheve të Serbisë me lirinë dhe paqen që edhe u zbulua globalisht, ka ardhur koha për një marrëveshje që të hapet rruga drejt pajtimit, njohjes dhe një të ardhme në paqe dhe prosperitet. Ka ende shumë rrugë për të bërë”, ka thënë Mandl,

“Marrëveshja nuk përfshin njohjen e Kosovës nga Serbia, por pranon dokumentet zyrtare të lëshuara nga Prishtina si targat dhe pasaportat”, thuhet në postimin e EPP.

(r.m.