Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takua me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ministri Manja tha: “Sot mikprita në Ministrinë e Drejtësisë Ambasadorin z. Luigi Soreca.
Kryefjala e këtij takimi, ishte vijimi dhe konsolidimi i Reformës në Drejtësi.
Gjithashtu diskutuam për rolin që ka Shkolla e Magjistraturës për plotësimin e vendeve vakante në sistem dhe efektet që po japin institucionet e vettingut.
Z. Soreca, garantoi mbështetjen e pakursyer të BE-së ndaj Reformës në Drejtësi dhe fuqizimin e rrjetit antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë si një mekanizëm efikas për të luftuar korrupsionin në administratën publike.
“Sot takova ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, z. Ulsi Manja.
Reforma e Drejtësisë duhet të konsolidohet tani, dhe efikasiteti i gjykatave dhe pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore.
Ne diskutuam rolin e institucioneve të verifikimit dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe punën e vazhdueshme në hartën gjyqësore.
Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e Bashkimit Evropian.”, shkruajti Soreca në twitter.