Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se reforma territoriale është shumë e nevojshme për vendin, por Partisë Demokratike me në krye Lulzim Bashën nuk do t’i hyjë në punë asnjë lloj reforme.
Manjani ka deklaruar se Partia Demokratike është damka që kryetari damkos anëtarët e tij dhe sa më shpejt të largohet ai, aq më mirë do të jetë.
“Reforma territoriale është padyshim e nevojshme për vendin. Por Partisë Demokratike të Lulzim Bashës nuk i bën më fajde asnjë reformë.
Partia nuk është vulë, por bashkim njerëzish të lirë e vullnetmirë.
E pra partia e Lulit është vetëm një vulë që nuk vulos dot më as letrat zyrtare por veten. Është damka që kryetari damkos anëtarët e partisë së tij…
Ndaj them se nuk i bëjnë më punë reformat.
Edhe sikur Rama t’i bojkotojë zgjedhjet për t’i dhuruar pushtet atij, Luli prap nuk fiton. As Bashkinë e Kamzës nuk e merr dot në këtë gjendje që e katandisi Luli…
Sa më shpejt të largohet, më mirë për reformat dhe të gjithë ne”, shkruan Manjani./ CNA.al