Maqedonci: Forcimi i FSK-së dhe anëtarësimi në NATO janë objektivat tona themelore

Prishtinë, 8 gusht 2023 – Në Miniistrinë e Mbrojtjes së Kosovës sot është zhvilluar ceremonia e dorëzm-pranimit të detyrës së ministrit.

Ministri i sapoemëruar, Ejup Maqedonci, pas marrjes së detyrës nga ish-ministri Armend Mehaj, ka thënë se ai është i nderuar dhe i privilegjuar që është emëruar në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, pjesë e së cilës ka qenë deri kur është pensionuar.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës jam në shtëpinë time, andaj ishte aq i natyrshëm pranim dorëzimi i detyrës sot në mesditë nga ish-Ministri Armend Mehaj në prani të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit. E falënderoj ish-Ministrin Mehaj për bashkëpunimin veçanërisht në periudhën e fundit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka thksuar se zhcillimi dhe forcimi i FSK-së dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO do të mbeten objektivat themelore të ministrisë që e mori në drejtim.

“Pas 25 vitesh me uniformë, nga sot ka nisur një kapitull i ri për mua si ushtarak, por që mbetet brenda të njëjtës shtëpi dhe me të njëjtat synime: forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimin e shtetit tonë në NATO, krah partnerëve tanë dhe veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar ministri Maqedonci.

(r.m.)