Shkup, 9 tertor 2024 – Gjykata Kushtetuese e Maqwedonisë së Veriut sot ka marrë vendim për shfuqizimin e instrumentit të punësimit sipas kombësisë në institucionet shtetërore, i cili njohet me emrin “balancuesi”.
Lënda për instrumentin që rrënjët i ka në Marrëveshjen e Ohrit, është formuar pas dorëzimit të nismës nga ish kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, në janar të këtij viti.
Më të, kontestohet kushtetutshmëria e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me kushtin për mbajtje llogari për përkatësinë etnike gjatë konkurseve publike dhe punësimeve në administratë.
“Balancuesit” ishte pezulluar prej 18 shtatorit, gjë që ka çuar në humbjen e balancit të të gjitha punësimeve në administratën e shtetit.
Vendimi I Gjykatës Kushtetuese nuk do të zbatohet në mënyrë retroaktive.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka paralajmëruar një konferencë për media, ku pritet të jape më shumë hollësi lidhur me vendimin e sotëm të gjyqtarëve të kësaj gjykate.
(r.m.)