Maqedonia e Veriut dhe Greqia i hapin kufijtë për njëra-tjetrën

Shkup, 14 maj 2021 – Maqedonia e Veriut ka hapur kufirin me Greqinë. Kështu, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të kalojnë për në Greqi me një certifikatë vaksinimi apo me test PCR negativ. Njëjtë ka vepruar edhe Greqia, e cila ka hapur kufirin për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Vendimipër hapjen e kufirit mes dy vendeve është marrë pas takimit të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Athina pritet që këto ditë të marrë vendim edhe lidhur me lëvizjen e shtetasve të vendeve të tjera që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, siç është Shqipëria.

Gjatë vizitës në Athinë, kryeministri maqedonas dhe kryeministri grek kanë folur për hapjen e kufirit midis dy vendeve, por edhe për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, e cila i dha fund kontestit midis dy vendeve lidhur me emrin e Maqedonisë së Veriut. 

Kryeministri maqedonas ka kërkuar nga kryeministri grek të ndihmojë për gjetjen e zgjidhjes që do të çontenë tërheqjen e vetos së Bullgarisë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e  Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Bullgaria ka thënë se nuk do ta tërheqë veton, në qoftë se Shkupi nuk pranon që identiteti dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare. Autoritetet maqedonase këmbëngulin se ngaidentiteti dhe gjuha maqedonase nuk do të heqin dorë për kurrfarë çmimi. 

(r.m.)