Shkup, 18 maj 2021 – Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se e ka shpallur person të padëshirueshëm një diplomat rus.
“Më 14 maj, 2021, ambasadori i Federatës Ruse u thirr në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku iu dorëzua një notë me udhëzimin për largimin e diplomatit nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditësh”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Nënjoftim thuhet se ky vendim është marrë në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.
Sipas këtij nen të Konventës së Vjenës, “shteti në të cilin është akredituar diplomati, në çdo kohë dhe pa ndonjë detyrim, mund të shpjegojë vendimin e tij, të informojë shtetin akreditues se drejtuesi ose ndonjë anëtar i stafit diplomatik të misionit është person ‘non grata’”.
“Shteti që ka bërë akreditimin do të vendosë ta tërheqë personin në fjalë ose do të konstatojë përfundimin e funksionit të tij”, thotë neni 9 i Konventës së Vjenës.
Mediat në Shkup raportuan se bëhet fjalë për diplomatin Sergej Aleksandroviç Bazdikin.
Sipas mediave, ai është shpallur person “non grata” për shkak se ka kryer “veprime që nuk përputhen me sjelljen e një diplomati të huaj”.
Informacione më të detajuara nuk janë publikuar.
(r.m.)