Masat kufizuese për azil politik 2.0

Avokati Kieran Both

Çështje të Emigracionit: Për ju Avokati Kieran Both

 

Administrata Biden ka miratuar një sërë masash kufizuese që kufizojnë të drejtën për azil si dhe rrisin ndjeshëm pasojat për ata që hyjnë pa leje nga kufiri jugor. Këta hapa të jashtëzakonshëm do të bëjnë që, me përjashtim të rasteve të caktuara, personat e huaj që hyjnë nga kufiri jugor të mos kualifikohen për azil, do të vendosin standard më të lartë për të verifikuar legjitimitetin e pretendimeve për mbrojtje dhe do të përshpejtojnë largimin e atyre që nuk kualifikohen për mbrojtje.

Procesi

Rregullorja e re sjell tre ndryshime kyçe në mënyrën sesi është kryer deri tani procesi i verifikimit. 

Së pari, si rregull, jonënshtetasit që kalojnë kufirin jugor në mënyrë të paligjshme ose pa autorizim nuk do të kenë të drejtë për azil, përveçse kur paraqesin rrethana imponuese të jashtëzakonshme dhe kur për ta bëhen përjashtime. 

Së dyti, jonënshtetasit që kalojnë kufirin jugor dhe i nënshtrohen procedurave për largim të përshpejtuar nga vendi gjatë kohës që janë në fuqi masat kufizuese, do të referohen vetëm për intervistë me një zyrtar të emigracionit, e cila synon të verifikojë vërtetësinë ose jo të frikës së perndjekjes në rast se është shprehur frikë për t’u rikthyer në vendin nga kanë ardhur, frikë se do të perndiqen ose torturohen, ose synim për të aplikuar për strehim politik.

Së treti, SHBA-ja do të vazhdojë të respektojë angazhimet dhe detyrimet ndërkombëtare duke kontrolluar personat që shfaqin frikë persekutimi dhe që nuk kualifikohen për përjashtim nga rregulli për withholding of removal and Convention Against Torture protection (pezullim dëbimi dhe mbrojtje sic e parashikon konventa kundër torturës).

Këto masa janë në fuqi deri në 14 ditë kalendarike, pasi, gjatë periudhës prej 7 ditësh kalendarike të njëpasnjëshme, të ketë pasur një mesatare prej më pak se 1500 takimesh ndërmjet pikave kufitare të hyrjes. Masat do të hyjnë përsëri në fuqi, ose do të vazhdojnë, sipas rastit, kur të ketë pasur një mesatare prej 2500 ose më shumë takimesh në 7 ditë kalendarike të njëpasnjëshme.

Përjashtime

Gjatë periudhave kur ka një numër të madh takimesh, rregulli do të zbatohet përtej kufirit jugor. Bëjnë përjashtim personat me green card, fëmijët e pashoqëruar, viktimat e rasteve të rënda të trafikimit të qënieve njerëzore si dhe rastet e personave me vizë të rregullt ose leje tjetër të ligjshme për të hyrë në SHBA.

Gjithashtu, pezullimet dhe kufizimet në hyrje nuk do të aplikohen për ata jonënshtetas të cilët i janë nënshtruar procesit të miratuar nga sekretari i departamentit të mbrojtjes —sic është rasti i aplikacionit CBP One— për të hyrë në një pikë kufitare të SHBA-së.

Jonënshtetasit që kalojnë kufirin jugor dhe që nuk bëjnë përjashtim nga rregulli nuk do të kenë të drejtë për azil, përveç rasteve kur ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme, si p.sh. kur jonënshtetasi është në gjendje të tregojnë se ai/ajo vetë ose një anëtar i familjes me të cilin po udhëtojnë:

ka nevojë për ndihmë mjekësore urgjente

janë përballuar me kërcënime për jetën dhe sigurinë, të një forme ekstreme dhe të pashmangshme, sic janë rastet e kërcënimeve me përdhunim, rrëmbim personi, torturë ose vrasje; ose    

janë viktima të një formë të rëndë trafikimi të qënieve njerëzore

Pasojat

Jonënshtetasit që i nënshtrohen masave kufizuese lidhur me të drejtën për azil dhe që shfaqin ose shprehin frikë për t’u në vendin e tyre, shprehin frikë persekutimi ose torture ose shprehin synimin për të aplikuar për azil, por nuk arrijnë të provojnë se ka një probabilitet të arsyeshëm që dicka e tillë (torturë ose persekutim në vendin nga kanë ardhur) mund të ndodhë, do të dëbohen nga vendi. Atyre që do t’u jepet urdhër largimi nga vendi, do t’u hiqet gjithashtu mundësia që të paktën gjatë pesë viteve në vijim të futen në SHBA, si dhe mund të ndiqen penalisht.

Administrata e presidentit Biden pretendon se këto ndryshime do të bëjnë të mundur largimin e shpejtë të atyre që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara dhe në këtë mënyrë do t’i jepet më shumë frymëmarrje strukturave të strehimit politik që të merren në mënyrë më efikase me ata që paraqesin kërkesa legjitime.

Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është [email protected]