Tiranë, 17 prill 2021 – Të shunën në mbrëmje, në Shqipëri kanë arritur 40.800 doza të tjera të vaksinës “AstraZeneca”, të siguruara nëpërmjet programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ka shkuar në Aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur dërgesën, ka thënë se vaksinat do të shpërndahen anembanë vendit për të vazhduar vaksinimin e popullsisë mbi 60 vjeç.
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama, kashkruar në “Facebook” se në ditëtnë vijim pritet të arrijnë edhe mbi 250.000 doza të tjera.
“Aeroporti ‘Nënë Tereza’ – Mbërrijnë 40 800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos u ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar të mbrohet nga virusi i rrezikshëm.
(r.m.)