Mbërrin në Shqipëri pjesa e parë e 22.230 dozave të vaksinës “Pfizer”

Tiranë, 5 prill 2021 – Kontigjenti i parë i 22.230 dozave të vaksinës “Pfizer” ka mbërritur në Shqipëri, të hënën në mbrëmje.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Sipas Ramës, pjesa tjetër e vaksinave do të arrijë në Shqipëri deri më 22 prill.

“Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejnë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë”, shkruan Rama dhe lavdërohet se Shqipëria është mes vendeve të para të Evropës që kanë nisur vaksinimin masiv të qytetarëve.

Mesazhi i Ramës:

🔴 Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill💪

Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv🌈🇦🇱

(r.m.)