Për të pritur 170 afganët e parë kanë dalë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka
Kanë mbërritur në Rinas 170 afganët e parë.
Për të pritur 170 afganët e parë kanë dalë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.
Një pjesë e 170 afganëve të parë kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre.
###
Ora 02:30 e kësaj të premteje pritet të gjej në Shqipëri 170 shtetas afgan të evakuar nga Kabuli. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu që është duke ndjekur këtë operacion mëson se 170 afganët kanë punuar për organizantën Shoqëria e Hapur pjesë e rrjetit të oganizatave ngritur nga George Soros.
Gjatë këtyre 20 viteve ata kanë kontribuar në ndërtimin e demokracisë në Afganistan dhe konsiderohen nga Talibanët si armiq të doktrinës së tyre ekstremiste islame. Me këtë avion vijnë edhe disa aktorë, punonjës së shoqërisë civile bashkë me familjet.
E si te tillë konsiderohen të rrezikuar. Pak kohë më parë vetë kryeministri Edi Rama deklaroi se ishin dy organizata që kishin kërkuar strehimin e njerëzve të tyre në Shqipëri.
Për të pritur 170 afganët shumica gra dhe fëmijë në Rinas ka mbërritur shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaxhka ndërkohë për t’i pritur do të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama.
Top Channel