Mbështetësit e Berishës: Basha, pengkryetar të ka zënë paniku!

Në PD vijon debati nëse do të ketë Kuvend kombëtar më 11 dhjetor apo jo.

Mbështetës të Sali Berishës, deputeti Flamur Noka dhe ish deputeti Gent Strazimiri, Arben Ristani, në një prononcim për median nga selia e PD-së nënvizuan se kuvendi do të vetëmblidhet pasi e parashikon statuti i partisë.

Ata thonë se firmat e 4200 delegatëve janë dorëzuar në PD për transparencë në këshillin kombëtar, por jo për detyrim dhe se askush nuk ka kompetencë të bëjë verifikimin e tyre veçse vetë Kuvendit.

“Firmat janë në godinë për transparencë dhe jo për detyrim. Edhe sikur firmat të shkonin në zyrën e Bashës nuk e bën dot verifikimin ai, sepse nuk e ka kompetencë. E bën vetë Kuvendi përmes komisionit të verifikimit të mandateve. Është detyra e parë që e bën. Kuvendi” tha Gent Strazimiri.

“Të lëmë cicmicet” tha Ristani ndërkohë që deputeti Noka shtoi: E parashikon statuti të drejtën e vetëmbledhjes së Kuvendit. Në demokraci mos prisni që shumica ti rreshtohet pakicës. Shumica vendos pakica i shkon pas”  

Mbështetësit e Berishës mbrojnë tezën se  “Kuvendi i 11 dhjetorit do të vetëverifikohet përmes një komisikoni që do të mblidhet në sallë” ndryshe nga mbështetësit e Bashës që mbrojnë tezën se firmat duhej të ishin dorëzuar sekretarit të përgjithshëm të partisë, ose në mungesë të tij kryesisë së PD-së

“Nuk ishin detyrim statutor por e kemi bërë për efekt të transparencës. Ai që ka kuriozitet personal le të shkojë të shikojë tek zyra e kryetarit të këshillit të PD-së. Cilido që ka kuriozitet apo mos besim e ka 20 hapa larg zyrën e Palokës. Verifikimin e bën vetëm kuvendi përmes komisionit verifikues” tha Gent Strazimiri.

Madje ai inkurajoi të gjithë,  -madje edhe Bardhin (ndonëse nuk e përmendi me emër)-  që i kanë dhënë zë të pavërtetave të marrin guximin e të shohin.

“Atje kanë vullnetin e goxha më shumë se gjysmës”

Puç PD-së?

Mbështetësit e Berishës nuk e intepretojnë siç e intepreton Basha.

“Puç është gjithcka që nuk respekton rregullat e partisë. Duhet të dish shkrim e këndim të lexosh statutin. Nuk është puç vetëm thjesht respektim i statutit të PD-së që e ka miratuar vetë Basha” thotë Strazimiri.

Flamur Noka: “Peng kryetarit i kanë mësuar që mënyra më e mirë për tu mbrojtur është të sulmosh. Nuk ka demokrat në Shqipëri që nuk e di se kush i dogji dhe shkatërroi të gjithë kauzat e demokratëve dhe PD-së në këto 8 vite, për interesat e kujt dhe për çfarë arsye. Në sy të demokratëve Basha është një peng kryetar.”

Madje ai shkoi më tej kur tha Rama po paguan Bashën për të shuar PD-në.

“Nuk ka 19 ministra por 20. I fundit quhet Lulzim Basha dhe që paguhet nga qeveria e Edi Ramës për të shuar opozitën. Ai mundohet të sulmojë për të mbrojtur por është pakicë”tha Noka.

5 mije firma 

Noka tha se deri më 11 dhjetor do të mblidhen edhe firma të tjera.

“Sot janë mbledhur edhe 150 të tjera. Të jeni të sigurtë që do e kalojë 5000 mijë firma. Paniku që ka zënë peng kryetarin apo ndonjë ushtar të tij duket tek histeria si sulmojnë. Asgjë nuk e ndalon vullnetin e demokratëve as peng kryetari dhe as ustai i tij që e ka kapur peng” i përcolli mesazhin Flamur Noka kryetarit të PD-së Lulzim Basha pikërisht nga selia blu.

oranews