Deputetët Edi Paloka dhe Albana Vokshi janë shprehur kundër vendimit të marrë nga Lulzim Basha për mbajtjen e Kuvendit të Partisë demokratike më 18 dhjetor.
Agjencia e lajmeve BalkanWeb raportoi me burime se gjatë mbledhjes së Kryesisë, e cila po vazhdon në seli, Paloka ka kërkuar të mos dilet kundër vullnetit të firmave që janë mbledhur për mbajtjen e Kuvendit më 11 dhjetor.
“Mos i dilni kunder vullnetit te anEtaresise dhe firmave qe jane mbledhur”- tha Paloka ndërkohë që Vokshi e ka konsideruar ilegjitim “Vendimi qe do marre kryesia eshte ilegjitim, se partia ka me shume te emeruar se te zgjedhur”.
Nga ana tjetër deputeti Tomorr Alizoti ka dalë kunder te dy palëve duke kërkuar bashkimin e partisë.