Tiranë, 14 dhjetor 2021 – GJKKO nuk e ka ndryshuar asnjë masë për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. Ai do të vazhdojë të mbahet në burg.
Lajmi për “BalkanWeb” është konfirmuar gazetarja Klodiana Lala.
Thoma Gëllçi është i akuzuar për shpërdorim detyre, lidhur me një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor i televizionit publik.
Ndërkohë, SPAK ka thënë se është duke hetuar edhe për tendera të tjerë, ku dyshohet se ishte i përfshirë Gëllçi.
(r.m.)