Mbi 1.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Ankara / Damask, 6 shkurt 2023 – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore, të hënën, herwt nw mwngjes. Sipas raportimeve tw para,më shumë se 1.300 njerëz kanë vdekur në tw dy vendet.

Shërbimi Gjeologjik amerikan njoftoi se epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 ballë tw Rihterit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep.

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, në një fjalim televiziv, tha se twrmeti la tw vdekur 912 persona dhe tw plagosur mbi 1.300 tw tjerw.

Autoritetet e Turqisë njoftuan se nga tërmeti janw prekur dhjetë qytete turke: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.

Ministria e Shwndetwsisw e Sirisw njoftoi pwr 237 persona të vrarë dhe pwr më shumë se 600 persona të plagosur, në provincat Alepo, Hama dhe Tartus, tw cilat kontrollohen nga qeveria. Ndwrkaq, grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi pwr të paktën 147 tw vdekur në zonat e kontrolluara nga opozita, në veriperëndim të Sirisë.

Nw zonwn e goditur ka pasur edhe sw paku 20 tërmete me intensitet mw tw ulwt, kurse njëri prej tyre ishte me forcw prej 6.7 shkallësh të Rihterit.

Në të dyja shtetet po zhvillohen operacione për shpëtimin e njerëzive e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave. Në të dy anët e kufirit po mban mot i ftohtw, me borë dhe me shi.

Erdogan tha se ekipet e shpëtimit arritwn të shpëtojnw mbi 2.400 njerëz nga rrënojat e ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti.

“Ne shpresojmë ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku sa më shpejt të jetë e mundur dhe me dëme më të vogla”, shkroi Erdogan në Twitter.

Në anën siriane të kufirit, tërmeti goditi rajonet e kontrolluara nga opozita, ku jetojnë afër 4 milionë të zhvendosur nga pjesë të tjera të Sirisë, për shkak të luftës civile në vend. Shumica prej tyre jetojnë në kushte të rënda dhe pa përkujdesje shëndetësore, teksa territoret ku gjenden ata janë të rrethuara nga forcat siriane.

Turqia është në një nga zonat më aktive të tërmeteve në botë.

Në vitin 1999, 17,000 njerëz humbën jetën kur një tërmet me magnitudë 7.4 – më i rëndi në dekada goditi në veriperëndim të vendit.

Sizmologu nga Longond College, Stephen Hicks, tha se edhe një tërmet prej 7.8 shkallësh kishte goditur Turqinë më 1939, duke vrarë 30.000 persona.

(r.m.)